Connect with us

Astrologji

Horoskopi nga Paolo Fox, e premte 5 Korrik 2024: Luani shenja më me fat, Akrepi në moment kritik

Published

on

Shenja më me fat mes jush, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, është ajo e Luanit: kjo ditë ju lejon të përjetoni në maksimum emocionet tuaja

Lexoni horoskopin për nesër nga Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: pasqyra astrologjike për ditën e premte 5 korrik 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin, përkthyer nga noa.al

Dashi

I dashur Dash, nëse ka një person që ju ka borxh disa shpjegime, kjo është dita e duhur për të folur. Çdo vendim duhet marrë me qetësi. Në sferën e punës duhet t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve, ka situata ekonomike për t’u rivlerësuar. Pritet të jetë një ditë e lodhshme për shëndetin tuaj.

Demi

I dashur Dem, sipas horoskopit të Paolo Fox nesër (e premte 5 korrik 2024), është një ditë pozitive, e gjitha kjo sajë Hënës në aspektin e favorshëm dhe Mërkurit aktiv. Është koha për të diskutuar disa çështje pune apo parash. Në fushën e biznesit, më në fund mund të arrini një marrëveshje ose të nënshkruani një kontratë. Për hir të shëndetit tuaj, përpiquni të mos lodheni shumë.

Binjakët

Të dashur Binjakë, është dita e duhur për të zgjidhur disa probleme sentimentale. Në këtë moment ndiheni më të sigurt. Në fushën e punës jeni shumë të mirë në komunikim, në sajë të këtij talenti mund të mbështeteni në ndihmën e dikujt që ju do. Disa shqetësime të kockave nuk mund të përjashtohen.

Gaforrja

I dashur Gaforre, gjërat premtojnë për mirë. Është një periudhë në të cilën po punoni shumë, por mos harroni se duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur edhe ndjenjave tuaja. Deri në fund të korrikut duhet të zgjidhni një problem, veçanërisht nëse ka të bëjë me sferën ekonomike. Nuk ju mungojnë shëndeti dhe energjia.

Luani

I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e premte 5 korrik 2024), kjo ditë ju lejon të përjetoni emocionet tuaja në maksimum. Shumë prej jush kanë ndjenjën se nuk vlerësohen nga një person. Nëse ka çështje ekonomike për të sqaruar, duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Mundohuni të mos e teproni kur diskutoni me partnerët ose bashkëpunëtorët. Mos u lodhni shumë.

Virgjëresha

E dashur Virgjëreshë, është një ditë tjetër interesante për të folur. Në vendin e punës, duhet të arrini një ndërmjetësim për të zgjidhur një problem. Ofertat që mund të keni gjatë kësaj periudhe nuk do të ofrohen më në muajin shtator. Për shëndetin është një ditë pozitive.

Peshorja

Peshore të dashura, mund të përjetoni një moment pasioni të madh dhe dashuri të reja do të favorizohen. Në punë përpiquni të mos bëni gabime sepse ajo që bëni tani do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen tuaj. Në këtë periudhë jeni paksa shumë agresivë, mundohuni të çlironi tensionin.

Akrepi

I dashur Akrep, sipas horoskopit të Paolo Fox për ditën e nesërme (e premte, 5 korrik 2024), çiftet që nuk shkojnë mirë për një kohë të gjatë, po përjetojnë një moment kritik. Kushtojini vëmendje fjalëve tuaja, ndonjëherë rrezikoni të mos kuptoheni, ironia juaj mund të mos kuptohet. Në fushën e punës, Jupiteri do të sjellë ndryshime, por mes ditës së premte dhe të shtunë, mos e tundni shumë varkën.

Shigjetari

I/e dashur Shigjetar, nëse jeni beqar/e duhet të dilni me njerëz të rinj, keni shumë sharm dhe aftësi për të vepruar, mos kini frikë të guxoni. Hëna është në sekstil, ndaj shtohet mundësia për të pasur takime. Nëse punoni si punonjës, do të ketë disa përparime, por shikoni portofolin tuaj, gjithmonë shpenzoni shumë para.

Bricjapi

I dashur Bricjap, duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj, mendoni shumë për punën, gjithashtu mund të keni disa debate të vogla me një familjar. Do të ndiheni shumë optimistë dhe proaktivë. Në fushën e punës keni pasur shumë angazhime së fundmi dhe jeni lodhur shumë, tani është e drejtë t’i jepni pak pushim vetes për të rimbushur energjitë.

Ujori

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox për ditën e nesërme (e premte 5 korrik 2024), jeni shumë nervozë që nga dita e enjte 4 për shkak të disa debateve që keni pasur në familje. Ndiheni shumë të shqetësuar dhe për këtë ju duhet të shkëputeni për pak, ndoshta mund të organizoni diçka argëtuese me miqtë tuaj. Në punë, ndoshta duhet të bëni një pushim, Hëna është në shenjën tuaj dhe kjo mund t’ju sjellë shumë axhitim.

Peshqit

Të dashur Peshq, këto ditë keni nevojë për pak qetësi. Këtë të premte 5 korrik mund të debatoni me partnerin/en, kur jeni të zemëruar rrezikoni të reagoni impulsivisht, mbajini fjalët larg. Në vendin e punës, nëse keni braktisur një projekt në të kaluarën, tani mund të pendoheni dhe t’i ktheheni. /noa.al