Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi: Një surprizë e papritur do të ndryshojë jetën e këtyre shenjave deri në dhjetor!

Published

on

Nëse i përkisni këtyre shenjave të horoskopit, do të jeni më fatlumët përgjatë këtyre muajve të fundit të vitit. Universi ka rezervuar disa surpriza që do të ndryshojnë jetën e tyre. Bëhet fjalë për Shigjetarin, Peshoren dhe Gaforren, që do të përballen me të papritura këtë periudhë.

Shigjetari

Në këtë periudhë do të ndiheni mirë përsa i përket shëndetit fizik dhe mendor, gjë që ju favorizon të udhëtoni, të vizitoni vende të reja, të përjetoni dhe të ndërveproni me njerëz të tjerë. Nëse jemi përballur me probleme shëndetësore, mos u shqetësoni. Ekziston një shans që në muajt e ardhshëm, problemet me shëndetin të stabilizohen.

Peshorja

Që prej Shtatorit, Mërkuri ka kaluar nga Peshorja, duke sjellë lajme të shkëlqyera kryesisht të lidhura me financat dhe projektet e reja profesionale. Tetori do të jetë gjithashtu një muaj i lajmeve pozitive, por kini kujdes. Koha është e duhur për investime, pa marrë rreziqe impulsive. Por ndiqni intuitën tuaj se gjithçka do të jetë mirë! Nëse del një ofertë për punë dhe mendoni se është premtuese, bëjeni.

Gaforrja

Gaforre është koha për të bërë paqe me të kaluarën. Periudha është e përshtatshme për një afrim me një mik apo koleg nga i cili jeni distancuar shumë, për arsye të ndryshme. Nëse dikush që ju ka lënduar rikthehet në jetën tuaj, mos ia ktheni shpinën. Zemra juaj e ndjeshme është më e madhe se hidhërimi që mund të ndjeni për këdo. Nëse duket si një mundësi për fillim të ri, afrojeni pranë vetes pasi ky qëndrim ka të ngjarë të sjellë edhe më shumë lumturi tek ju. /abcnews.al

Burimi: Italia Feed