HOROSKOPI

Horoskopi për daten 22 shtator Nga Astrologu Italian Paolo Fox

Published

on

Dashi

Pse çdo person me të cilin takoheni kërkon të futet në debat e madje të ashpër me ju? Pa marrë parasysh se cila është përgjigjja, këshilloheni që të shmangni të gjitha llojet e konfrontimeve, veçanërisht në fundjavë.

Demi

ADVERTISEMENT

Lidhja e nesërme Diellit dhe Plutonit ju bën më energjikë dhe nëse tregoheni i zgjuar do ta përdorni atë energji për të përfunduar një projekt që do duhej të ishte përfunduar kohë më parë. Ky mund të jetë shansi juaj i fundit.

Binjakët

Do ju duhet të shmangni debatet me njerëz të vështirë për probleme të vogla në mënyrë që ta koloni mirë ditën. Fakti është se keni gjëra të rëndësishme për të bërë dhe nuk mund t’ia lejoni vetes harxhimin e kohës dhe energjisë me budallallëqe.

Gaforrja

Nuk keni mangësi në aftësitë komunikuese nesër, por duhet të siguroheni t’i përdorni ato në mënyrë të zgjuar. Mbi të gjitha ju duhet të bëni kujdes të mos u jepni kundërshtarëve informacion që mund ta përdorin kundër jush.

Luani

Këshilloheni shumë nesër të kujdeseni që të mbani edhe një sy pas nesër, sepse përreth do të keni njerëz që pëlqejnë t’ju provokojnë dhe t’ju bëjnë të bëni gjëra që të dukeni keq. Përballoni provokimet.

Virgjëresha

Ato çfarë do të ndodhin në ditët në vijim do të jenë kulminimi i të gjitha mendimeve dhe përpjekjeve që keni bërë për të përmirësuar veten përgjatë vitit të fundit. Udhëhiquni nga mendimet dhe mos u frikësoni t’ia nisni një rruge krejtësisht të re.

Peshorja

Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e nesërme Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrezikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë.

Akrepi

Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte të ndryshme.

Shigjetari

Keni tendencën t’i tregoni botës se sa i fortë jeni, por nuk pse e bëni këtë për të ecur përpara në rrugën tuaj. Drejt sukseseve mund të arrini edhe me më pak dëshirë për t’u dukur.

Bricjapi

Mos vizitoni të njëjtat vende të vjetra dhe të shpenzoni kohë me të njëjtat fytyra të vjetra – provoni të udhëtoni pak më shumë se zakonisht nesër. Jeni më i lumtur kur jeni në lëvizje.

Ujori

Duhet të jeni plotësisht i bindur mbi ato që jeni në gjendje të bëni para se të merrni angazhime të reja. Mund të keni shumë vetëbesim, por planetet ju këshillojnë se disa situata janë më mirë të shmangen.

Peshqit

Lidhja e nesërme mes Diellit dhe Plutonit do ta bëjë më të lehtë për ju të besoni se mund të merrni botën përballë dhe të fitoni. Pa dyshim që mundeni, por pse të merrni një rrezik të tillë, kur mund të shfrytëzoni edhe njerëzit e tjerë.

Exit mobile version