Connect with us

Uncategorized

Horoskopi për datën 28 nëntor nga Russell Grant

Published

on

Dashi

Bisedat me miqtë do të jenë më argëtuese për të kaluar kohën dhe për të dëgjuar histori që do t’ju argëtojnë. Ju nuk do të mashtroheni nga përrallat e sajuara të një miku. Disa biseda do të jenë aq të pavërteta sa do të habiteni që dikush në të vërtetë i beson.

Demi

Për shkak të një situate, do t’ju duhet të mendoni dhe veproni shumë shpejt. Kjo do të jetë në kundërshtim me nevojën tuaj themelore për të qenë i kujdesshëm. Nuk keni kohë të merrni në konsideratë të gjitha hollësitë.

Binjakët

Ju keni bërë shumë për një projekt, por partneri juaj mendon se nuk po e merrni këtë angazhim shumë seriozisht. Është shqetësuese të dish që përpjekjet e tua nuk janë të vlerësuara dhe duhet ta mendosh seriozisht nëse dëshiron të vazhdosh me këtë projekt.

Gaforrja

Është mirë që dikush i afërt është në një gjendje të mirë shpirtërore dhe shumë aktiv sepse ju nuk ndiheni edhe aq mirë. Disa gjëra që i keni bërë më përpara kanë shkuar keq dhe nuk jeni në gjendje që t`i rregulloni ato. Kërkoni ndihmë tek një i afërm pasi do t’ju përgjigjet.

Luani

Martesa dhe çështjet romantike marrin vëmendjen në varësi të statusit tuaj. Nëse jeni në një lidhje serioze, kjo mund të thotë që do të bëni plane për Ditën e Madhe. Nëse keni ndonjë dyshim bisedoni me një të afërm i cili është më i matur se miqtë e tjerë.

Virgjëresha

Punëdhënësi juaj po bën kërkesa të padrejta për kohën tuaj. Ju po kaloni në punë më shumë orë nga sa jeni duke u paguar, në përpjekjen për t’u marrë me çështje të vështira të lidhura me punën. Nëse një koleg po e merr natyrën tuaj punëtore si të mirëqenë, mund t’ju duhet të theksoni se ka një kufi edhe bujaria juaj.

Peshorja

Pavarësisht se sa jeni përfshirë në një marrëdhënie, duhet të mendoni për çështjet praktike. Nëse nuk i ndani shqetësimet financiare, të biznesit dhe familjare, do ta keni shumë të vështirë të gjeni një zgjidhje për të gjitha problemet.

Akrepi

Ju e dini se si ndihen të tjerët, pa pasur nevojë që ata të shpjegojnë ndonjë gjë. Fuqitë tuaja të forta të intuitës do të jenë të dobishme kur të arrini të shpëtoni një mik në nevojë, i cili e ka të vështirë të pranojë se ka nevojë për ndihmë.

Shigjetari

Dy çështje kanë nevojë për kohën dhe vëmendjen tuaj. Një çështje me të cilën duhet të merresh ka të bëjë me familjen, tjetra do të përfshijë diçka larg kësaj. Do arrish t`i zgjidhësh ashtu siç duhet të dyja.

Bricjapi

Nuk është në natyrën tuaj të mos ndihmosh dikë që po ju kërkon ndihmë. Ju e keni një arsye pse thoni jo kur një mik ju bën një kërkesë të tillë. Ata e kanë zakon që ti të heqësh dorë nga gjithçka kur ata të kenë nevojë. Tani thjesht s`mund të mendoni më për këdo që ka nevojë për ndihmë.

Ujori

Një takim në internet me miqtë do t’ju japë disa ide të shkëlqyera për rritjen e të ardhurave tuaja. Situata juaj financiare ju ka shqetësuar, por një takim rastësor me dikë me të cilin nuk flisni shpesh do t’ju sjellë një përfitim.

Peshqit

Ju jeni lodhur nga e njëjta rutinë e vjetër dhe dëshironi të ndryshoni. Nëse keni shansin të shpëtoni nga rutinat tuaja të zakonshme, mos u ndjeni të detyruar të vazhdoni me punët e shtëpisë. Ato mund të lihen për një herë tjetër. Merrni çdo shans që keni për të eksploruar mjedise të panjohura, do ju bëjë të ndiheni shumë mirë.