HOROSKOPI

Horoskopi për datën 5 nëntor nga Russell Grant

Published

on

Dashi
Përzgjedhja e punës dhe detyrave do të thotë që ju të mund të filloni me përgjegjësitë e reja. Marrja përsipër e angazhimeve të reja nuk do të thotë se jeni antisocial. Ju nuk mund të bëni gjithçka. Sjellja e një shoku ose fqinji nuk do t`ju bëjë përshtypje. Nuk do të zhgënjeheni nga marifetet e tij fëminore.

Demi
Jini shumë i kujdesshëm ndaj qasjeve dhe ideve të reja. Nuk keni plane për të zgjatur marrëveshjet përtej mjedisit tuaj të ngushtë. Do të jetë një lehtësim gjithashtu t`i lini disa njerëz të zgjedhin vetë për veten.

Binjakët

Sa më i hapur të jeni ndaj përvojave të reja, aq më mirë do të jetë për zhvillimin tuaj krijues dhe aq më shumë shanse do të keni për të takuar dikë të ri, nëse jeni beqar. Ndiheni në formë dhe plot energji. Përdoreni këtë periudhë për të bërë diçka konstruktive. Ende do të keni energji në fund të ditës për aktivitetet që një partner po planifikon.
Gaforrja

Keni qenë gjithmonë intuitiv. Ju e kuptoni kur dikush ndihet ndryshe për diçka të caktuar. Ky njeri vazhdon të thotë se gjithçka është në rregull por instiktet tuaja tregojnë të kundërtën.

Luani

Vëmendja juaj kthehet te jeta juaj familjare dhe çfarë po ndodh rreth jush. Një situatë do t`ju bëjë të kuptoni se është e rëndësishme të harroni të kaluarën.

Virgjëresha

Shmangni abuzimin me ushqimin dhe pijet dhe filloni ta trajtoni trupin tuaj me respekt. Mos hani në fast food-e. Lexoni mbi alternativat më të shëndetshme kuruese dhe çajrat bimorë. Nëse jeta është stresuese, bëni ushtrime.

Peshorja

Miqtë nuk do të jenë të lumtur kur ju të dilni nga marrëveshjet dhe rregullat apo takimet e vendosura tashmë. Ju doni të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj në paqe dhe privatësi. Tani jeni gati për diçka ndryshe.

Akrepi

Mundësitë e reja do të sjellin stimul të ri mendor, duke ju shtyrë më tej drejt arritjes së ambicieve tuaja. Vazhdoni të punoni me një ritëm të qëndrueshëm. Mos e lodhni veten. Është shumë e rëndësishme të gjeni një ekuilibër midis punës dhe argëtimit.

Shigjetari

Do të jeni të vendosur për të marrë përgjigjet sa më shpejt për planet që kshit lënë në pritje. Vënia në lëvizje e një ideje praktike do të bëjë që të gjithë të marrin frymë me lehtësim.

Bricjapi

Në romancë, nuk po tregoheni aq të ndjeshëm sa mendoni se jeni. Nuk ju pëlqen ta shihni veten çuditshëm, por në vend që të peshoni opsionet tuaja, ju mund të hidheni drejt një marrëdhënieje të re. Një vendim i pakujdesshëm do të shkaktojë më shumë telashe sesa ia vlen. Shikoni shpenzimet tuaja. Rezistojini tundimit për të bërë blerje impulsive.

Ujori

Ju kurrë nuk keni qenë materialist. Ama ca para ekstra do t’ju ndihmojë të krijoni një mënyrë jetese të rehatshme. Gjetja e lumturisë në rrethanat tuaja është superfuqia më e madhe që keni. Mund të mendoni për ta kthyer një hobi krijues në një biznes për të bërë para.

Peshqit

Ju po interesoheni më shumë për aktivitetet e komunitetit sesa javët e fundit. Keni qenë të shqetësuar për një të afërm. Lajmet konfirmojnë se një problem është zgjidhur dhe kjo do të heqë një barë nga mendja juaj.

Exit mobile version