Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për datën 7 nëntor nga Russell Grant

Published

on

Dashi
Cilido qoftë qëllimi juaj, mund të jeni i sigurt për ndihmën që do merrni nga një rrethi i gjerë miqsh. Nëse po përpiqeni të kuptoni udhëzimet e një pajisjeje të re, një mik do të jetë në gjendje t`i shpjegojë gjërat në një mënyrë që t’ju ndihmojë t`i kuptoni. Do të shijoni një rezultat të shkëlqyer në aktivitetet e kohës së lirë.

Demi

Nëse jeni në një gjendje humori jo të mirë, kjo ndjenjë ka të ngjarë të jetë e tillë për shkak të lajmeve dhe pikëpamjeve që njerëzit e tjerë po dërgojnë në drejtimin tuaj. Ju do të përmbaheni vetëm nga familja juaj dhe njerëzit që janë afër jush. Kënaqësitë e thjeshta të jetës; si ushqimi i mirë dhe shoqëria e mirë do të jenë ato që vlerësoni më shumë.

Binjakët

Një i afërm ose mik i ngushtë do të interesohet shumë për punët dhe aktivitetet tuaja. Në fillim do të kënaqeni me interesin e tyre, por ekziston një vijë e hollë midis të qenit kurioz dhe ndërhyrjes. Mos jepni shumë detaje për jetën tuaj, ka disa gjëra që nuk shqetësojnë askënd përveç jush.

Gaforrja

Ka të ngjarë të hasni në disa situata sfiduese. Pasi të angazhoheni në diçka, do të përmbushni premtimet dhe detyrimet që keni. Projektet e reja do të kenë sukses falë vendosmërisë dhe përkushtimit tuaj, puna juaj e palodhur dhe përpjekjet e bëra në të kaluarën do të shpërblehen. Të paguheni për të përdorur imagjinatën tuaj do të jetë realizimi i një ëndrre që e keni pasur për një kohë të gjatë.

Luani

Ju keni një shans për të rritur të ardhurat tuaja. Nuk do të angazhoheni për asgjë pa menduar më parë ndikimet pozitive dhe negative. Projektet dhe planet që i keni pasur në mendje mund të vihen tani në proces. Nëse keni menduar të transferoheni në një shtëpi të re ose të gjeni një punë tjetër, kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt.

Virgjëresha

E keni shumë të vështirë të duroni një koleg i cili vazhdon të bëjë ndryshime që mendoni se janë të panevojshme. Sado të përpiqesh, nuk mund ta kuptosh mendjen e të tjerëve. Shpreheni zhgënjimin tuaj në mënyra që nuk janë agresive. Marrëdhënia juaj do të përmirësohet kur ata të ndryshojnë sjellje.

Peshorja

Ju dëshironi të merrni rezultate dhe të shihni gjërat të ndodhin, por nuk do t’i detyroni të tjerët të mendojnë si ju. Gjithashtu mund t`ju duhet të bindni një mik që të përmbahet nga detyrimi i çështjeve në mënyrë impulsive. Metodat e provuara dhe të besuara do ta kryejnë punën siç duhet. Edhe nëse hasni në një situatë që duhet të trajtohet shpejt, ju do të zgjidhni opsionin më pak të rrezikshëm.

Akrepi

Një kauzë bamirësie do të fitojë mbështetjen tuaj edhe pse tashmë keni një numër të madh angazhimesh. Kur diçka është e rëndësishme për ju, do të gjeni kohën për ta bërë. Është e dobishme të lejoni mirësinë tuaj të rrjedhë dhe e dini që do të keni bërë diçka me vlerë. Bisedat në familje do t’ju bëjnë të mendoheni.

Shigjetari

Ju ndiheshit të lënë pas dore, por tani po zbuloni se keni pasur një mbështetje të fshehtë gjatë gjithë kohës. Ju thjesht nuk keni qenë më parë të vetëdijshëm për këtë. Tani e dini që ka shumë mundësi që të realizoni një qëllim të veçantë, do të gjeni nxitjen e duhur për të ecur përpara për të arritur suksesin që dëshironi.

Bricjapi

Disa lajme të mira do t’ju nxisin të filloni plane që do të sjellin përfitime afatgjata. Gabimet e pakujdesshme mund të shmangen. Menaxhoni me kujdes shpenzimet tuaja pasi të gjitha llojet e tundimeve që do të vijnë do t’ju nxisin të shpenzoni shumë para. Në marrëdhënie, jini të hapur në lidhje me ndjenjat tuaja.

Ujori

Jepi vetes një shpërblim për një arritje të fundit. Keni punuar shumë, duke u ofruar njerëzve të tjerë mbështetje praktike, financiare dhe emocionale. Tani është koha për të bërë një pushim. Një hobi i ri mund të jetë një mënyrë ideale për t’ju ndihmuar.

Peshqit

Po mendoni në drejtim të zgjerimit të horizontit tuaj dhe planet janë duke u bërë në këtë fushë. Keni dëshirë të udhëtoni, por kur kufizimet të hiqen. Nëse problemet tuaja kohët e fundit kanë qenë për shkak të shpenzimeve të tepruara që keni bërë, mund të gjeni mënyra për të rritur të ardhurat tuaja.