Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e dielë, 22 nëntor 2020

Published

on

Dashi

Jini të kujdesshëm me veprimet dhe lëvizjet që bëni nesër. Ngacmimet e paqëllimshme mund të ndikojnë tek marrëdhëniet tuaja me disa persona të afërt. Më mirë të shikoni punën tuaj nesër. Shkoni në kinema ose bëni ndonjë gjë tjetër argëtuese.

Demi

Nesër do të jeni plot shpirt dhe energji. Telefononi një mik dhe nisni të festoni. Lavdia mund t’iu bëjë të pakujdesshëm ndaj rrezikut që ju kanoset në të ardhmen! Por mos u trembni. Kjo nuk do të thotë se do të lëndoheni nga një person. Shëndeti mund të ndikohet nga konsumimi i ushqimeve, të cilat stomaku juaj nuk i tret.

Binjakët

Dita do të jetë e kënaqshme për ju, por ka një mundësi që të fiksoheni drejt një gjëje pak të rëndësishme. Kjo do t’iu marrë vëmendjen. Është koha për të parë pikturën e plotë dhe jo për t’u marrë më me gjëra të vogla.

Gaforrja

Ka shumë mundësi që dita të jetë shumë e zënë për ju. Mund të ketë vizitorë që do t’iu takojnë. Kjo mund të jetë koha për të rinovuar diçka tek puna ose shtëpia. Edhe pse do të jeni shumë aktivë gjatë ditës, do të shijoni çdo minutë që kalon.

Luani

Mund të mbusheni me dizinformacione nesër. Është shumë e rëndësishme që t’i besoni gjykimit dhe arsyetimit tuaj. Mos dëgjoni dhe mos u influenconi nga të tjerët. Mundohuni të gjeni të vërtetën në mënyrën tuaj. Ko do t’iu çojë drejt destinacionit më të mirë. Së shpejti mund të keni plane për pushime.

Virgjëresha

Do të jeni shumë aktivë mendërisht me plot ide të reja dhe inspirim. Do të vini me plane të reja në mënyrë konstante. Realizmi i këtyre planeve do të jetë shumë i lehtë. Por problemi i vetëm është se do të jeni të tejmbushur nga idetë e reja.

Peshorja

Dita do të shënohet me luhatje të humorit. Por nesër do t’iu buzëqeshë fati sa i përket pasurisë. Ka shumë mundësi të keni përfitime materiale. Fati i mirë tek financat fatkeqësisht nuk do të zgjasë shumë.

Akrepi

Nesër mund të shijoni jetën profesionale dhe atë familjare. Do të jeni të sjellshëm me njerëzit që iu rrethojnë. Mund të gjeni një burim tjetër të ardhurash. Gjithashtu
planifikoni që të rinovoni shtëpinë ose zyrën.

Shigjetari

Do të keni vlerësime pas punës së madhe që do të bëni nesër. Respekti i njerëzve ndaj jush do të rritet. Mbimendimet ju lodhin dhe për shkak të punës së madhe do të humbi disa momente familjare.

Bricjapi

Do të jeni të kënaqur në punë nesër. Mund të planifikoni një udhëtim të shkurtër që lidhet me punën, por jo vetë kaq. Mund të planifikoni edhe një udhëtim të gjatë. Gjithashtu ka mundësi që të vizitoni një vend fetar për të ruajtur paqen e brendshme. Më të vjetrit do t’iu tregojnë rrugën e duhur. Kjo do ju japë pamjen e qartë për sa përket arritjes së qëllimeve tuaja.

Ujori

Duhet të jeni të përgatitur për t’u përballur me sfidat që po vijnë. Bëhuni gati të
shpjegoni çfarëdolloj gjëje që po ju pyesin. Përpjekjet do të zgjasin pak, por kjo do të vendosë themelet për një progres në të ardhmen.

Peshqit

Nesër mund të bëheni emocionale mbi disa çështje që kërkojnë të jeni praktikë. Ndaj gjërat të cilat dëshironi nga ato që janë të mira për ju. Emocionet mund t’iu nxisin të kaloni disa linja.