Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 10 shtator 2020

Published

on

Dashi

Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju duhet – do jua japin me kënaqësi edhe nëse ua kërkoni me mirësjellje. Duhet të jeni më bashkëpunues që të arrini aty ku doni.

Demi

Çdo njeri bën gabime, kështu që mos e qortoni veten pasi diçka ku keni shpresuar shumë ka përfunduar keq. Pranojeni që nuk ia dolët dhe vazhdoni përpara.

Binjakët

Keni vetëbesim të lartë aktualisht dhe është e pakuptueshme pse keni atë ndjesinë që diçka do të shkojë shumë keq? Ndoshta ka të bëjë vetëm me hënën e plotë që po afron. Qetësoheni dhe shijoni jetën.

Gaforrja

Do t’u riktheheni gjërave që keni bërë më herët këtë vit duke menduar nëse do mund t’i kishit bërë më mirë. Pa dyshim që do të kishit mundur, por të shikosh përpara është gjithmonë më mirë.

Luani

Dikush që është zakonisht i qetë dhe i lumtur do të jetë i stresuar sot dhe ju duhet të bëni më të mirën tuaj ta ndihmoni të gjejnë rrugëdalje.

Virgjëresha

Dikush që mendon se mund të përfitojë nga sjellja juaj e mirë do të përballet me një surprizë të keqe nesër. Fakti se ju dëshironi t’i ndihmoni të tjerët nuk do të thotë se duhet të merreni lehtë.

Peshorja

Nëse zëri juaj i brendshëm ju thotë të ndiqni një rrugë të caktuar, bëni çfarë ju thotë. Nëse nuk e bëni, do të pendoheni. Kurrë mos e injoroni intuitën tuaj.

Akrepi

Nëse do të kërkoni favore nga dikush nesër, mund të zhgënjeheni nga përgjigjja e tyre. Gjatë javës ndërkohë do të jeni të lumtur që nuk ju ndihmuan, pasi gjithçka do ta bëni vetë.

Shigjetari

Probleme të veçanta mund të duken shumë më të mëdha nga sa janë në të vërtetë, kështu që mos bëni panik dhe nisja me ndryshime të vogla po të nevojshme në jetën tuaj. Gjithçka do të përfundojë mirë në fund.

Bricjapi

Mos u shqetësoni nëse gaboni nesër. Mund të kërkoni edhe falje kur është e nevojshme nëse doni, por e rëndësishme është që nganjëherë edhe mund të mos u përmbaheni të gjitha rregullave.

Ujori

Niseni ditën herët dhe përpara rivalëve dhe kundërshtarëve tuaj. Sa më parë t’ia nisni punës për të bërë gjërat që keni në plan, aq më shpejt do t’i përfundoni dhe do mund të kaloni kohë cilësore me të dashurit tuaj.

Peshqit

Mos u shqetësoni nëse do të ndiheni jo lart moralisht nesër, pasi dielli është në kundërshti me planetin tuaj udhëheqës. Edhe ju mund të përjetoni kohë të tilla, megjithëse jo shpesh.