HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 7 janar 2021

Published

on

Dashi

Tranziti i Afërditës dhe pozicioni i ri i saj në një orbitë jo shumë komode për ju mund bëjë që pasioni juaj të ketë një rënie të lehtë. Kujdes, siguria e tepruar në vetvete mund të rezultojë fatale.

Demi

Duhet të përfitoni nga periudha që Mërkuri vazhdon të favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurt përpara.

Binjakët

Paqëndrueshmëria e situatave në përgjithësi ju nervozon dhe ju bën që të jeni në dilemë për rrugën që duhet të zgjidhni.

Gaforrja

Edhe pse kuadri yjor nuk është shumë favorizues për ju, parashikimet janë nga më të mirat, pasi priten zhvillime të reja pozitive.

Luani

Çështjet financiare mund të ndezin shpesh debate mes jush dhe partnerit/es. Situata financiare do të jetë disi më e qëndrueshme, megjithatë kjo nuk do të thotë që ju mund të guxoni të shpenzoni pa kriter.

Virgjëresha

Me pak përpjekje mund të arrihet gjithçka. Do t’i shprehni ndjenjat dhe do të merrni edhe surpriza nga personat që keni në krah. Buxheti nuk do të jetë perfekt, kështu që më mirë tregohuni të kujdesshëm me gjithçka.

Peshorja

Pozicioni aktual i Venusit nuk është aspak i favorshëm, ndërkohë që prania e Mërkurit ju bën nervozë. Duhet një forcë e madhe karakteri për të mos e lënë veten që të bini në melankoli.

Akrepi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të “privilegjuarit”, pasi do të kenë mbi kokë një
Afërditë që do t’i bëjnë më pasionantë se kurrë.

Shigjetari

Ditë e mbushur me kontradikta të shumta do të jetë kjo e nesërmja për ata që janë në një lidhje. Do të debatoni për gjëra elementare me atë që keni në krah, dhe kokëfortësia do ju bëjë të mos e ulni hundën për asnjë çast.

Bricjapi

Afërdita nesër jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri duke bërë që mbrëmja të jetë interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të tjerët.

Ujori

Nesër do të jeni më të vendosur në jetën tuaj në çift dhe në mbrëmje atmosfera do të bëhet më emocionuese. Do të përjetoni emocione dhe kënaqësi të paimagjinueshme. Në planin financiar fati do të jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe nuk do të keni aspak probleme.

Peshqit

Afërdita pritet të jetë ylli juaj i mirë, ndërkohë që kontrastet e planetëve të tjerë në
shenjë mund të bëjnë që nesër të jeni shumë konfuzë. Do të jeni më kërkues ndaj atyre që punojnë për ju.

Exit mobile version