Bëni mirë që të mos i impononi të tjerëve opinionet tuaja përgjatë kësaj jave, pasi hëna e plotë mund të sjellë disa përgjigje të papritura. Mund të keni qëndrime të forta për disa çështje, por mos harroni se edhe të tjerët kanë opinionet e tyre.
Demi
ADVERTISEMENT
Nuk keni përse tregoheni të mirë me dikë që nuk ju pëlqen mënyra sesi sillen. Në fakt duhet t’ia thoni hapur se çfarë mendoni. Nëse e fshihni mërzinë e inatin pas buzëqeshjes, është mëse e sigurt që me kalimin e kohës do të mërziteni edhe më shumë.
Binjakët
Duke qenë pak më insistues se zakonisht, këtë javë mund të bëni që sëbashku me kolegët dhe njerëzit e tjerë që ju rrethojnë të arrini rezultate tejet të rëndësishme. Hiqni dorë nga dëshira për t’i bërë gjërat vetëm, ndonjëherë ndihma është e domosdoshme.
Gaforrja
Përgjatë 48 orëve në vijim do t’ju duhet të pranoni se diçka që mendonit se ishte e lehtë, në fakt është tepër e komplikuar. Të hënën në mëngjes, do ta keni mendjen më të kthjellët dhe të qetë, por deri atëherë mos u nxitoni.
Luani
Mund të jetë rasti që dikush po ju fsheh gjëra, por kjo nuk ju ka shqetësuar ndonjëherë në të shkuarën, kështu që përse duhet të ndodhë tani? Sot hëna e plotë do të ketë reagim negativ tek emocionet tuaja, ndaj ruani qetësinë.
Virgjëresha
Injoroni ata që ju thonë se duhet të ulni pritshmëritë, pasi e bëjnë nga xhelozia që kanë për inteligjencën, ambicien dhe pamjen tuaj. Synoni sa më lart të mundeni, për Virgjëreshën nuk ka limite.
Peshorja
Duhet ta dini tashmë që nëse i përballni problemet e vjetra në të njëjtën mënyrë, do të merrni të njëjtat rezultate. Ndaj këtë herë zgjidhni një mënyrë tjetër dhe shihni çfarë do të ndodhë. Dhe mos harroni, ajo që merrni në jetë varet kryesisht nga qëndrimi që mbani.
Akrepi
Nëse diçka për të cilën po punoni nuk po shkon gjëkundi, do të keni tendencën që t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë këtë javë. Megjithatë mos u tregoni të nxituar, vlerësoni çdo mundësi me qetësi. Ndoshta jo gjithçka është e humbur.
Shigjetari
Sa më shumë të tjerët kërkojnë që të bëni ndryshime, aq më shumë duhet të qëndroni aty ku jeni. Hëna e plotë paralajmëron se çdo gjë që ndryshoni, me gjasë do t’ju kthehet mbrapsht nesër.
Bricjapi
Padyshim që momentalisht nuk ju mungon vetëbesimi, megjithatë vetëbesimi i tepërt mund të jetë i rrezikshëm. Hëna e plotë do t’ju inkurajojë që të shkoni sa më lart, aq shumë sa nëse bini do t’ju dhembë. Respektoni limitet tuaja.
Ujori
Mund dhe duhet ta fokusoni energjinë tuaj në krijimtari përgjatë javës. Nuk ka nevojë të investoni shumë në kohë e para, por duhet të jeni të përkushtuar në atë që bëni.
Peshqit
Hëna e plotë në shenjën tuaj të lindjes nesër do të sjellë shumë përplasje që po vërtiten rreth e rrotull prej disa javësh. Tregojuni të tjerëve çfarë mendoni, por mos e humbisni qetësinë pasi në të kundërt do t’i jepni avantazhin që nuk e meritojnë.