Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në sektorin profesional edhe sentimental.
Demi
Kjo e martë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale.
Binjakët
Do të mund të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve gjatë ditës. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm në të gjithë sektorët, si në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.
Gaforrja
Duhet të mundoheni të përqendroheni në shëndetin tuaj psiko-fizik. Parashikohen polemika të shumta në sferën sentimentale, të cilat do të prishin qetësinë tuaj.
Luani
Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, madje nën nivelin e atyre që keni lënë pas. Parashikohet që të keni pakënaqësi të shumta në çdo sektor, sidomos në fushën e ndjenjave.
Virgjëresha
Do të ndjeni nevojën për konfirmim si në fushën profesionale edhe në atë sentimentale. Nën ndikimin kritik të ditëve të kaluara, kjo e diele nuk do të jetë në ritmin e duhur.
Peshorja
Do të vijoni të tregoni një gjendje nervozizmi, sidomos në sektorin e ndjenjave dhe te profesionit. Nën ndikimin e Hënës, do të arrini që t’ia dilni mbanë.
Akrepi
Parashikohet një periudhë mjaft e fortë rikuperimi në sferën profesionale. Pozitive do të jetë dita edhe sa i takon ndjenjave dhe raporteve familjare, duke arritur një sërë objektivash që i keni vendosur vetes.
Shigjetari
Do të vijoni të shprehni një humor jo të mirë gjatë ditës. Do të përballeni me kritika të forta si në fushën e ndjenjave edhe në familje.
Bricjapi
Duhet të ndaleni dhe të mendoheni mirë lidhur me disa angazhime të akumuluara gjatë kësaj periudhe. Mundohuni që të zgjidhni disa çështje të cilat vijojnë të jenë të hapura në fusnin e ndjenjave.
Ujori
Do të nisni rikuperimin e një pjese të energjive, pas vështirësive të shumta të kaluara. Fati do ju buzëqeshë si në jetën familjare edhe në atë profesionale.
Peshqit
Situata vijon të paraqitet kritike në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, parashikohen zhvillime të bujshme dhe rezultate të mira.