HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e mërkurë, 14 tetor 2020

Published

on

Dashi

Ndonjëherë dita nuk nis siç duhet, por nesër shkak do të bëhen faktorë të jashtëm, të cilët qëllimisht do të përpiqen t’ju vështirësojnë jetën. Bëni durim dhe tregoni maturi. Do të shihni se nuk ka asgjë që nuk mund të tejkalohet.

Demi

Do të përballeni me sfida të ndryshme në punë nesër, jo vetëm teknike. Evitoni përplasjet me kolegët dhe përpiquni që të jeni pjesë e zgjidhjes, jo e problemit.

Binjakët

Ruani qetësinë, edhe nëse në të vërtetë doni t’i tregoni vendin atyre që ju rrethojnë. Nuk është dita më e mirë për t’u përfshirë në debate. Nesër do ta shihni jetën me një sy tjetër.

Gaforrja

Pritshmëritë ndaj jush do të jenë të mëdha nesër. Kjo nuk do të thotë se duhet të ezauroni çdo energji që keni për t’i treguar të tjerëve aftësitë. Punët e mira bëhen dalëngadalë.

Luani

Mos u përpiqni që ta bindni dikë nesër me forcë. Jo të gjithë ndajnë të njëjtat perceptime me ju dhe sa më shpejt të bëni paqe me këtë aq më mirë do të jetë. Qetësohuni.

Virgjëresha

Nëse vërtetë e dëshironi diçka, nuk ka asgjë që mund t’ju pengojë. Problemi momentalisht qëndron tek fakti se kërkoni të keni shumë gjëra njëkohësisht. Hidhjani sytë edhe portofolit ndonjëherë.

Peshorja

Nesër do të jeni nën presion në punë, ndoshta pasi ata që janë mbi ju do të kërkojnë që t’ju venë në provë. Ndoshta metodat e vjetra nuk janë më aq frytdhënëse dhe duhet të ndryshoni strategji. Në këtë mënyrë do përmbushni edhe pritshmëritë e drejtuesve tuaj.

Akrepi

Rrethoheni nga shumë njerëz që ju duan, ndaj nuk keni përse bëni diçka që në të vërtetë nuk e dëshironi nesër. Të tjerët do t’ju duan njësoj edhe nëse nuk ua plotësoni qejfin gjatë gjithë kohës.

Shigjetari

Nëse dikush nuk është dakord me ju, mos insistoni më shumë sa duhet nesër. Secili ka axhendën e tij personale, ndaj nëse nuk bien dakord me ju mund të jetë se kanë plane të tyre që nuk kanë lidhje me ju.

Bricjapi

Evitoni përplasjet me eprorët nesër, nuk ia vlen. Me gjasë do të ketë nga ata që do të abuzojnë me pushtetin që kanë dhe nuk do të kursehen për të marrë përpara këdo që i duket pengesë. Qëndroni sa më larg tyre.

Ujori

Nëse vërtetë dëshironi që të tjerët të jenë pjesë e ditës tuaj nesër, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj çdo detaji që do t’i tregojë atyre se jeni të gatshëm të bëni kompromise. Nuk ka asgjë të keqe nëse ndonjëherë u jepni atyre që ju rrethojnë përparësi.

Peshqit

Gjëja e fundit që ju duhet nesër është një debat për një pronë, trashëgimi, apo çdo gjë që ndahet me të tjerët. Nuk është dita më e mirë për të fituar përballjet, kështu që shtyjeni për ditët në vijim.

Exit mobile version