Connect with us

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e premte, 2 korrik 2021

Published

on

Dashi

Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do të përballeni me probleme të vështira, të cilat do të shkaktojnë edhe përplasje me personat që nuk duan t’iu dëgjojnë. Bëni kujdes ndaj debateve si në familje edhe në sferën sentimentale.

Demi

Do të jetë një ditë mjaft pozitive edhe pse iu druheni ndryshimeve që janë në proces. Këshillohet që të mos i lini t’iu shpëtojnë mundësitë që do ju propozohen. Në dashuri, do t’iu duhet të bëni edhe ca durim, para se të ketë rikuperim.

Binjakët

Sugjerohet që të dëgjoni zemrën tuaj, pasi dashuria është streha ku ndiheni më mirë, edhe kur përballeni me probleme profesionale. Në këtë drejtim, kjo ditë është ideale për të zgjidhur ndonjë problem dhe për të rikuperuar kohën e humbur.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të ketë probleme të natyrës praktike, të cilat do ju shkaktojnë shumë stres. Çdo gjë që do të bëni do të gjykohet nga të tjerët dhe kjo gjë do ju mbajë nën tension. Këshillohet që të tregoheni më të kujdesshëm në raport me të tjerët, në mënyrë që të shmangni debatet e ndezura.

Luani

Kjo e premte do të jetë një ditë neutrale, dhe nuk do të ketë asgjë të bujshme. Sfera sentimentale parashikohet mjaft e favorshme. Edhe sa i takon punës mund të sistemoni disa gjëra, ndaj mundohuni që të mos i lini mundësitë t’iu ikin nga duart.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti për tu marrë me projekte të reja, ndaj përqendrohuni mirë me atë që duhet të merreni, në mënyrë që të vini në zbatim idetë tuaja. Sa i takon ndjenjave, gjërat do të vijnë duke u sistemuar duke bërë që të ndiheni më mirë, në raport me të kaluarën.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë disi e ngarkuar, ku do ta ndjeni veten të lidhur me të kaluarën, veçanërisht sa i takon dashurisë. Kjo gjë mund të bëjë që të lindin tensione në raportet sentimentale. Mundohuni që të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi, në mënyrë që të shmangni debatet kota.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të sqaroni një çështje mjaft të rëndësishme. Yjet janë mjaft të favorshëm, ndaj përfitoni prej tyre. Mundohuni vetëm që të mos keni shumë kërkesa në sferën profesionale, pasi ko është një periudhë jo shumë e favorshme, ndaj duhet të kënaqeni me atë çfarë keni.

Shigjetari

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm gjatë gjithë kësaj dite. Bëni mirë që të shmangni gënjeshtrat ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes, edhe pse mund ta bëni për të mbuluar pikat tuaja të dobëta. Kjo është një periudhë e qëndrueshme në dashuri, ku nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës mund të ketë debate dhe tensione. Raportet ndërpersonale, mund të jenë në rrezik. Edhe në sferën sentimentale, situata nuk do të jetë aspak e favorshme. Mundohuni që të kontrolloni veten, sidomos lidhur me çështjet profesionale. Gjithë kjo ngarkesë stresi, do të reflektohet edhe në nivelin fizik.

Ujori

Do të përjetoni momente nervozizmi, por këshillohet që të mos reagoni ndaj provokimeve. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për të qenë të lirë, për tu arratisur dhe për t’ia nisur nga e para tjetërkund. Në punë mund të përballeni me ndryshime.

Peshqit

Ju pret një ditë mjaft e qetë, gjatë së cilës do të ketë rikuperime të sferës sentimentale. Kush ka përjetuar një krizë së fundmi, duhet të mundohet që ti lërë pas gjithë gjërat e së shkuarës dhe të shohë përpara, për të pritur mundësitë e reja. Një rikuperim i mirë, parashikohet edhe në sferën profesionale.