HOROSKOPI

Horoskopi për muajin Gusht

Published

on

Dashi

Llogaria juaj bankare ka qenë me ulje-ngritje muajt e fundit dhe kjo situatë financiare do të bëhet më pak stresuese. Dëshironi të keni më shumë para? Bërja e një investimi gjatë Hënës së Re të 8 Gushtit në Luan do t’ju japë një shans për të rritur llogarinë tuaj bankare. Pavarësisht, rezultatit do t`i rrisni papritur financat tuaja më 19 gusht. Jepini vetes kohë dhe vetëm në 22 gusht do ta vini re ndryshimin.

Demi

ADVERTISEMENT

Bëhuni gati të lëkundeni, Dem! Gushti do të trondisë marrëdhëniet tuaja. Do të keni më shumë vëmendje në këto marrëdhënie që zakonisht do jenë personale. Kjo situatë do zgjasë nga 8 gushti deri në 22 gusht. Mos u shqetësoni. Këto data do të ikin shpejt dhe do ju lënë të motivuar që të investoheni më shumë në situan tuaj aktuale. Do të ketë momente të tensionuara gjatë rrugës (veçanërisht në javën e parë të muajit). Duke qenë se Demi është i vendosur dhe besnik, mund të përfundojë duke i ‘shëruar’ marrëdhëniet në vend që t’i shkatërrojë ato. Të qenit i gatshëm dhe i aftë për të folur më 30 gusht kur Merkuri hyn në Peshoren diplomatike do mund ta filloni shtatorin me këmbën e mbarë.

Binjakët

Për fatin tuaj të mirë, Binjakë, gushti është muaji i mirëqenies. Ky është një lajm i mirë sepse keni nevojë për fat. Më shumë se kurrë, ju do doni të qëndroni në shtëpi. Nga 11 gushti dhe deri në 22 gusht do bëni banjo të gjata dhe do të qetësoheni me Netflix në vend që të dilni. Nuk ka asgjë të keqe të kalosh kohë personale, vetëm sigurohu që të mos i marrësh këto momente si të mirëqena dhe duhet t’i përdorësh ato në avantazhin tënd. Do keni më pak ose aspak stres. E meritoni këtë!

Gaforrja

Mund të jetë e vështirë të mbash kokën mbi ujë këtë muaj, për shkak se të gjithë shokët do jenë kundër teje, por do të mundesh. Për sa kohë që ju zgjidhni të mos përfshiheni në dramë dhe të qëndroni larg thashethemeve, atëherë do keni mundësinë të kaloni nëj gusht pa probleme. Sidoqoftë, atmosfera juaj e re do të testohet, kur Urani rebel të kthehet në retrograd më 19 gusht deri më më 22 gusht. Në vend që të përqendroheni në atë që të tjerët bëjnë dhe thonë, përdorni energjinë për të përmirësuar jetën tuaj për mirë . Ekziston një mundësi e mahnitshme transformuese në Hënën e Re të 8 Gushtit dhe Hënën Blu të 22 Gushtit, nëse jeni të hapur.

Luani

Bisedë serioze me ju Luan! A keni ëndërruar për strategjinë tuaj të daljes nga një partneritet aktual? Apo jeni duke imagjinuar një rrugë krejt të re të karrierës për veten tuaj? Për fat të mirë, do të keni mundësinë të shtypni butonin e rinisjes gjatë Hënës së Re të 8 gushtit. Kjo energji do t’ju çojë përpara deri më 19 gusht, kur Urani në retrograd t’ju sjellë një mundësi të papritur profesionale që mund të ndryshojë jetën tuaj në mënyrë të mahnitshme. Çështjet e zemrës do të marrin një drejtim tjetër nga sa menduat. Ky fenomen hënor mund t’ju nxisë të hiqni dorë nga një marrëdhënie intime ose aleancë e gjatë që nuk është në përputhje me pikëpamjet tuaja aktuale.

Virgjëresha

11 gushti ju lejon të flisni dhe të ndani emocionet që kanë lindur nën sipërfaqe. Kjo do t’ju ndihmojë të diskutoni ndjenjat tuaja të thella dhe të bëheni të vetëdijshëm për të gjitha çështjet që ju kanë bërë të dyshoni për të tjerët. Me qartësinë që ju jep paqe mendore, do të jeni në gjendje të ndiheni të sigurt duke filluar nga 22 gushti. Do zbuloni gjëra interesante, po aq sa do kuptoni se nuk fshihen sekrete pas çdo njeriu dhe situate.

Peshorja

Gushti ju sjell mundësinë të investoni paratë tuaja në atë që doni, veçanërisht në datat 16 dhe 30. Mbase fiks fiks më 19 gusht. Kjo do t’ju lejojë të dyfishoni fitimet tuaja. Mund të fitoni duke shitur artikuj krijues. Duke vepruar kështu, mund të arrini një situatë të mrekullueshme financiare, që do t`ju japë një ndjenjë më të thellë sigurie. Sidoqoftë, mos shpenzoni menjëherë. Provoni t`i kurseni disa nga fitimet tuaja këtë muaj për t`u siguruar që nuk do ngushtoheni më vonë.

Akrepi

Ky muaj do të transformojë botën tuaj në shumë mënyra. Duke qenë shenja më transformuese e zodiakut, mund të shijoni evolucionin personal që do të përjetoni. Hëna e Re e Luanit më 8 gusht do t`ju çojë drejt rritjes profesionale, të cilat mund të kenë një efekt negativ në jetën tuaj në shtëpi. Do kesh më pak kohë për familjarët, por nëse kjo është ajo që ke dashur dhe ke pritur gjithmonë, nuk do mund t`i thuash jo.

Shigjetari

Muaji Gusht shërben si një thirrje zgjimi për të rivlerësuar vlerat tuaja dhe për të rifilluar marrëdhënien tuaj me të tjerët. Do mund të shmangni konfrontimin. Përdorni energjinë për të dëgjuar të tjerët. Provoni të merrni parasysh ndjenjat e tyre dhe thoni të vërtetën e zemrës tuaj (si zakonisht). Dilini për zot gabimeve tuaja dhe ndihmoni në krijimin e një dinamike në të cilën të tjerët mund të shprehen plotësisht për ju. 16 dhe 30 gushti, kur Venusi dhe Mërkuri, përkatësisht, hyjnë në Peshore, do të krijojnë një ndryshim të madh në lidhjet tuaja me të tjerët, dhe Hëna Blu e 22 gushtit do të çimentojë këtë transformim.

Bricjapi

Nëse jeni duke kërkuar të rivlerësoni një angazhim ekzistues me dikë tuaj të veçantë, atëherë gushti është muaji më i mirë i vitit për ta bërë këtë. Do e rishikoni gjendjen dhe angazhimin tuaj në mënyrë që të keni një partneritet efektiv. Cilado rrugë që të zgjidhni për të ecur përpara në sektorin romantik, është e rëndësishme të theksohet se ju jeni ai që do i hidhni hapat. Hëna Blu më 22 gusht mund të ndërpresë lidhjen tuaj. Nëse ajo që ju do vendosni, është shkëputja.

Ujori

Ju e keni marrë jetën shumë seriozisht këto ditë. Tani është mundësia për t’u ndriçuar – veçanërisht në marrëdhëniet tuaja personale. Hëna e Re më 8 gusht është shansi juaj për të filluar nga e para me miqtë, të dashurin dhe familjen. Atëherë mund ta lini të kaluarën pas jush dhe të mirëprisni energjitë e reja. E vetmja gjë që duhet të keni kujdes është të shkëputeni nga dinamikat dhe situatat e vjetra. Ky është një moment që do të ndryshojë jetën tuaj personale në shumë mënyra (të gjitha janë krejtësisht të papritura). Këtë energji do ta ndjeni më së shumti gjatë Hënës Blu të 22 Gushtit.

Peshqit

Hëna e Re më 8 gusht ju bën thirrje që të rregulloni rutinën tuaj të përditshme. Në fund të fundit, ju nuk po i përmbaheni një orari dhe kjo po shkakton probleme në jetën tuaj. Të shkoni në shtrat në një kohë fikse gjatë javës do t’ju sigurojë që të mos jeni të përgjumur në punë. Gjithashtu, nuk do të lodheni gjatë orarit tuaj të punës nëse pushoni. Nëse nuk i përmbaheni kësaj këshille, atëherë do të përjetoni konsumim profesional. Kulmin do ta pësoni më 22 gusht, ndaj kujdes!

Exit mobile version