HOROSKOPI

Horoskopi, vaniteti është i shkruar në yje

Published

on

Vaniteti, apo pëlqimi i vetes, i bukurisë estetike dhe vlerave si person, nuk përjetohet njësoj nga të gjithë.

Ka njerëz shumë të dashuruar me veten, pra me doza të larta vaniteti, dhe të tjerë që fshehin brenda vetes një karakter të pasigurtë.

Bazuar në shenjën tonë zodiakale, horoskopi dhe yjet na tregojnë se çfarë raporti kemi, si ne ashtu dhe miqtë tanë, me vanitetin.

DASHI – Dikush mund të mendojë gabimisht se ju jeni të privuar nga vaniteti, por nuk është kështu! Me siguri nuk i kalon orët e tua para një pasqyre duke u makiazhuar, duke sistemuar flokët apo duke u kujdesur për look-un, por vaniteti juaj është në një tjetër aspekt: atëherë kur bëhet fjalë për karakterin tuaj dhe pikët e forta.

Je person shumë i sigurt në vetvete dhe nuk e fsheh një gjë të tillë. Argëtohesh teksa tërheq të tjerët me personalitetin tënd të fortë.

DEMI – Planety yt udhëheqës është Afërdita, ndaj vaniteti është pjesë e pandashme e personalitetit tënd. E keni shumë përzemër kujdesin për veten, edhe pse nuk e reflektoni një gjë të tillë. Thuajse asnjëherë nuk ju shohin me tuta dhe bëni çdo gjë për të treguar anën tuaj të fortë. Por, nuk privoheni aspak nga kuzhina e mirë.

Shpesh blini kremra për t’u dobësuar dhe ndonjëherë i lejoni vetes ndonjë masazh anticelulit.

BINJAKËT – Vaniteti nuk hyn në pikat parësore tuajat, por duke qenë se brenda jush bashkëjetojnë disa personalitete, mund të ndodhë që të ekzistojë edhe vaniteti edhe mungesa e kujdesit ndaj vetes.

Ana juaj vanitoze del në pah, kur duhet të shkoni në takimin e parë, apo kur bëhet fjalë për të zgjedhur aksesorë që ju bëjnë të bini në sy.

GAFORRJA – Nga një person që pëlqen të kalojë kohë në shtëpi, veshur me pizhama, shtrirë në divan, nuk mund të presësh të jetë shumë vanitoze.

Je natyrale dhe për ty bukuria e vërtetë është ajo e papërpunuar. Shpesh, kjo të bën të mos e shohësh bukurinë tënde të vërtetë, e cila është gjithnjë superiore krahasuar me atë që sheh ti.

Kur shihesh në pasqyrë, më shumë ndalesh tek difektet se tek pikat e tua të forta. Pak vanitet nuk do të të bënte dëm!

LUANI – Për ty vaniteti është një stil i të jetuarit. Sa herë që shiheni në pasqyrë, i buzëqeshni imazhit të reflektuar, si të ishte një vepër arti shumë e çmuar në brendësi të universit.

Të pëlqen të dukesh dhe merr shumë komplimete nga të gjithë ata që takon gjatë ditëve.

Vaniteti yt nuk vihet re vetëm në aspektin fizik, në makiazh, apo në veshjet që bien në sy, por edhe në personalitetin tënd. Vaniteti për ty është motiv krenarie.

VIRGJËRESHA – Përpikmëria dhe sensi yt kritik shumë i spikatur, shpesh merren për vanitet. Në të vërtet, ti nuk je person që i jep shumë rëndësi pamjes së jashtme. Ti nuk bën kurrë trajtime dhe kura që mund të të bëjnë dëm për shëndetin. Por perfeksionizmi yt dhe pak vanitet të japin një paraqitje të sofistikuar.

PESHORJA – Mund të thuhet se shenja jote është maksimumi i vanitetit. Ti do të kujdesesh për pamjen deri në detaj.

Do të jesh gjithnjë perfekte, edhe nëse kjo do kërkojë shumë kohë dhe durim.

Shtëpia juaj zakonisht është plot me pasqyra, para të cilave ndalesh shpesh për të studiuar shprehitë e fytyrës. Por, gjithë rëndësia që i jep pamjes së jashtme, mund të duket se nuk ka gjë brenda jush.

AKREPI – Për ty vaniteti është shenjë dobësie: kush kujdeset për paraqitjen e jashtme, sipas jush, kujdeset pak për substancën dhe brendësinë. Ti nuk do të humbasësh kohë me njerëzit vanitozë dhe mendon se mund të të fshehin diçka.

Teoria jote është që, për këdo, pasqyra më e mirë është drita që ndriçon në sytë e tyre.

Edhe pse me pak vanitet, mbetesh gjithsesi shenja më seksi e zodiakut!

SHIGJETARI – Të rrish shumë kohë para pasqyrës për t’u kujdesur për paraqitjen, është një ndër gjërat e tua të preferuara. Pa dyshim je person shumë vanitozë dhe nuk kufizohesh vetëm tek aspekti fizik, por mbi të gjitha tek ai intelektual.

Ndjen kënaqësi të madhe teksa shprehesh me kopetencë, por kujdes, sepse do merret si mungesë modestie.

BRICJAPI – Ti nuk e ke idenë se çfarë është vaniteti dhe të duket qesharake të humbasësh kohë para pasqyrës për t’u dukur e bukur.

Për ty prioriteti është puna dhe të jesh korrekte në orare. Nuk kënaqesh as kur arrin suksese dhe kur merr komplimente, ke tendencën për t’i zvogëluar.

UJORI – Nuk e quan veten si vanitoz dhe shpesh deklaron se nuk interesohesh për atë që mendojnë të tjerët për ty.

Por, kush të njeh mirë, ka dyshime rreth kësaj: dëshira për të dalluar mbi të tjerët, stili yt ekscetrik dhe ekstravagant, janë një formë vaniteti nga i cili është shumë e vështirë të ndahesh.

PESHQIT – Me mënyrat e tua magjike për të joshur, arrin ta bësh vanitetin një ndër karakteristikat e tua më të ‘pafajshme’. Kur makiazhohesh do të tërheqësh vëmendjen e gjithë atyre që të shohin si të turpshme. Për ty edhe altruizmi dhe xhentilesa janë një motiv vaniteti.

 

Exit mobile version