Aktualitet

Hoxha flet për 21 janarin: Një i Fiks Fares vuri kamerën dhe u fsheh pas murit se kishte të shtëna, një gazetar lufte nuk bën asgjë më shumë

Published

on

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011, teksa vuri në dukje faktin që ish-ministri i Brendshëm sa erdhi në detyrë hoqi nga puna ish-gardistin Agron Malaj që u arrestua asokohe për këtë ngjarje.

Hoxha tha se ishte si në një situatë lufte, kur tregoi për një gazetar të Fiks Fares që vendosi kamerën të filmonte dhe u fsheh pas murit.

Ai e pranoi se kjo protestë u nis për provokim dhe përplasje, ishte e inskenuar me qëllim që Berisha të dorëzohej dhe të dorëhiqej.

Artan Hoxha: Tahiri sa u bë ministër i Brendshëm sa erdhi hoqi nga puna Agron Malaj nga puna. Ai është arrrestuar për 21 janarin. Nuk kam pasur mundësi të shoh të gjitha pamjet e televizioneve çfarë kanë kapur. Ky është pengu im. Te dera ku rrinte oficeri i rojes ka vendosur kamerën një kameraman, ishte i FiksFares u ul mbas murit dhe kamera filmonte. Të shtëna kishte dhe asnjë gazetar lufte nuk bën më shumë se kaq. Kur ke pamje duhet të kesh një gazetar që t’i lexoj pamjet, të njihen personazhet. Gardistët nuk janë njëlloj, njëri me shkop gome dhe helmetë dhe një me MP-5. Unë isha aty për të mbledhur pamje për emisionn. Kapa snajperistët që të bëja emisionin. Në pamje dëshmohet qartë që të shfryhet ngarkesa që ishte mbledhur atë kohë, do provokonin dhe do përplaseshin me policinë.

Exit mobile version