Lajme

HWPL synon përhapjen e kulturës së paqes edhe ne Shqipëri .

Published

on

 

Lëvizja për Paqen Boterore dhe Rikthimin e Shpresës, HWPL me qëndër ne Seul te Korese se Jugut organizoi sot ne Tirane, nje seminar me profesore dhe studente te Fakultetit te Drejtesise, me qëllim sensibilizimin e misionit te saj, perhapjen e kultures se paqes ne botë.

Te ftuar në kete seminar ishin kordinatorja e kesaj Levizje nga Korea e Jugut, znj Sophia Kim, ish Kryetari Gjykates Kushtetuse te Kosoves, Enver Hasani si dhe pedagoget e Fakultetit te Drejtesise te Universitetit te Tiranes Aurela Anastasi, Artan Hoxha dhe Erjon Muhametaj

Sipas pedagogut Mahmutaj “paqja eshte dhenie e nje fjale qe mbahet e cila bazohet mbi emeruse te perbashket por kjo nuk eshte e lehte te arrihet pasi vende te ndryshme kane stade zhvillimi jo te barabarte, besime fetare te ndryshme dhe ku destabilizimi social con ne destabilizim më të gjere.” dhe sipas ketij profesori te se Drejtes Nderkombetare ndaj nevojitet kontributi i organizatave si HWPL dhe projeti i tyre konkret dhe shume i mire organizuar.

Edhe pedagogu Hoxha ne fjalen e tij e vuri theksin tek e njejta ide, “paqja nenkupton mungese e luftes, por faktori i brendshem eshte deciziv qe garanton zhvillimin e shoqerise por edhe te paqes. Me tek z. Hoxha shtoi se nje kontribut te madhe per vendosjen e paqes luajne edhe organizatat nderkombetare, ku ai permendi edhe HWLP dhe kontributin e saj ne kete drejtim ne shume vende te botes si edhe falenderoi per organizim in e ketij leksioni te hapur ne univesitetin publik te Tiranes.

Ndersa ish- Kryetari Gjykates Kushtetuse te Kosoves, Enver Hasani, nje nga anetaret kryesor te kesaj levizje ne Kosove, vuri ne dukje lobimin qe kjo organizate ka bere per vendosjen e paqes ne nje rajon te Filipineve.

Me tej Hasani foli edhe per rolin qe ka komunititi nderkombetare per vendosjen e paqes dhe padyshim ai permendi rolin e nderkombetare te kryesuar nga SHBA per dhenien fund te luftes ne Kosove.

Nga ana tjeter Hasani shti se levizja HWPL qe nga themelimi saj ne vitin 2012 e deri me sot vjen duke u rritur.

“Kjo Levizje, e cila operon bazuar tek vullnetare eshte e shtrire ne me shume se 130 shtete te botes dhe operon sin je organizate jo fitimprirese ne bashkepunim me Departamentin e Informacionit Publik ne Kombet e Bashkuara.: – tha Hasani perballe studenteve shqiptare dhe gazetareve te pranishem.

Ndersa juristja dhe profesoresha Aurela Anastasi komentoi deklaraten e Marsit 2016 te kesaj Levizje, e cila synon perfapjen e kutures se paqes ne shkalle boterore, duke vene ne dukje se permbajtja e kesaj deklarate ka shume pika te perbashketa me preambulen e kushtetutes se Shqiperise dhe me shume nene te saj te cilat i refeori ze per ze.

“Kushtetuta e Shqiperise qendron ne trendin e levizjes boterore pro paqes”, perfundoj Anastasi pas nje analize elokuete dhe shume profesionale ne pikat e perbashketa te dokumentit baze te HWPL dhe Kushtetutes te Shqiperise.

Ne takim u vu re nje interesim i madh i studenteve te pranishem te cilet ishin nga Kursi i Masterit per te Drejten Nderkombetare. ne fund u shkembyen mendime midis organizatoreve dhe studenteve.

Exit mobile version