Kronikë

I dehur në timon dhe pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë 33 vjeçari durrsakë

Published

on

Policia e qytetit të Durrësit, njoftoi arrestimin e një 33 vjeçari, i cili akuzohet se drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur, por u gjet dhe pa leje drejtimi mjeti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”

 

Exit mobile version