Aktualitet

I dogjën ‘Audin’ me vlerë mbi 200 mijë dollarë në Lungomare, flet pronari: Jetoj dhe punoj në Gjermani, kisha ardhur për pushime

Published

on

 

Burim Zyberi, pranari i mjetit tip Audi R8 që u dogj gjatë natës në Vlorë, shprehet se prej katër ditësh kishte ardhur në vendin tonë për pushime. Ai është me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut dhe jeton në Gjermani.

 

“Kemi ardhur për pushime prej katër ditësh dhe ndodhi djegia e makinës. Nuk kemi asgjë zënkë me asnjë se di pse duhet të ndodhë kjo, unë kam ardhur për pushime. Unë jetoj dhe punoj në Gjermani. Automjetin e kanë djegur. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur”, ka thënë Zyberi.

 

Mjeti Audi R8, model i fundit i vitit 2020, ka qenë i parkuar kur ka shpërthyer në flakë dhe paraprakisht policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme. Nga një kërkim i thjeshtë në internet, del se mjeti luksoz tip Audi R8 model i vitit 2020, kushton nga 182 – 208 mijë dollarë dhe vijon më tej sipas opsioneve shtesë.

 

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 05.18 në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë.

 

“Rreth orës 05:18, në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë, pranë një hoteli është djegur në pjesën e përparme auomjeti tip Audi-A8 në pronësi të një pushuesi, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se është djegur qëllimisht me lëndë djegëse benzinë, për motive ende të paqarta. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version