Aktualitet

I duhen gjashtë javë për t’u rikuperuar, Ibrahimoviç humb Europianin

Published

on

Dëmtimi në gjurin e majtë është më serioz sesa duhet dhe Zlatan Ibrahimovic jo vetëm që ka mbyllur para kohe sezonin, por ka humbur edhe mundësinë për të luajtur në Kampionatin Europian të futbollit.

Sulmuesi 39-vjeçar kreu ekzaminimet me mjekun që e operoi në gju në kohën kur ishte pjesë e Manchester United, i cili i rekomandoi një terapi 6-javore për t’u rikuperuar, në mënyrë që të shmangë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë edhe pas 6 javësh nuk ka garanci që do të jetë i rikuperuar, ndaj vetë sulmuesi me origjinë nga Bosnja, ka lajmëruar trajnerin e përfaqësueses së Suedisë se nuk do të jetë gati për të luajtur në Euro 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Suedeze e Futbollit, që nëpërmjet një postimi në Tëitter i uron rikthim sa më të shpejtë në fushë, sulmuesit të mirënjohur.

“Sot Ibrahimovic ka njoftuar trajnerin Janne Andersson se dëmtimi nuk do ta lejojë të luajë në Kampionatin Europian të Futbollit. Shpresojmë t’ju shohim në fushën e futbollit sa më shpejt Zlatan”, shkroi në Twitter Federata Suedeze.

Exit mobile version