Aktualitet

“I ledhatova flokët, teksa ajo po largohej nga kjo botë. Infermierja drithëron rrjetin: Ajo mezi priste të fillonte shkollën e mesme…

Published

on

Infermierja Jessica ka drithëruar rrjetin teksa ka rrëfyer se si një 14-vjeçare e infektuar me COVID ndërroi jetë në duart e saj, pasi prindërit nuk lejuan që ta intubonin.

Infermierja në një postim në Tëitter tha se katër pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në vetëm një turn, duke thënë se secila prej vdekjeve mund të ishte parandaluar nëse do të ishin vaksinuar.

“Sonte unë në mënyrë të pafuqishme mbajta dorën dhe i ledhatova flokët e një vajze të bukur 14-vjeçare ndërsa ajo po largohej nga kjo botë. Ajo mezi priste të fillonte shkollën e mesme dhe të bëhej veterinere. Ishte aq e pakuptimtë.

Unë me të vërtetë besoj se ajo mund të ishte shpëtuar nëse prindërit e saj nuk do të na kishin ndaluar që ta intubonim. Vaskinimi do t’i kishte parandaluar të gjitha! Kësaj vajze të vogël iu mor jeta dhe iu shkatërruan të gjitha ëndrrat e saj”, shkruante infermierja e identifikuar me emrin Jessica.

Ndër të tjera, tha se vajza ka qenë me ta për 9 ditë dhe ka qenë e aftë të komunikojë me stafin e spitalit derisa gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua një ditë më parë.

Më pas rrëfeu historinë e një 25-vjeçareje që ishte 15-javëshe shtatzënë që kishte refuzuar vaksinën sepse mendonte që mund t’i shkaktonte infertilitet dhe t’ia dëmtonte fëmijën.

“Gënjeshtarët e vranë atë dhe foshnjen e saj”, tha infermierja duke shtuar se asnjë prej viktimave nuk ishte më e madhe se 45 vjec.

Exit mobile version