Connect with us

Aktualitet

I prekur nga COVID-19/ Përkeqësohet gjendja e deputetit Enver Roshi, niset me urgjencë drejt Turqisë

Published

on

Deputeti Enver Roshi niset me urgjencë drejt Turqisë. Mësohet se deputeti i infektuar pak ditë më parë me Covid-19, është në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj do t’i nënshtrohet mjekimit të specializuar jashtë shtetit.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, deputeti Roshi është nisur me avion në Turqi dhe mendohet se do t’i nënshtrohet trajtimit me aparaturën e specializuar ECMO, aparaturë e cila fut oksigjen drejtpërdrejt në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo është më e specializuar se respiratorët dhe trajtimi me të kushton 45 mijë paund.

ECMO është një pajisje që siguron mbështetje jetësore duke futur oksigjen në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Ajo zëvendëson funksionet e zemrës dhe të mushkërive derisa ato të kthehen në normalitet.