Bota

I riu vret vëllanë dhe e hedh nga ballkoni që të dukej si … aksident

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ku një 25-vjeçar ka vrarë të vëllanë, duke e goditur me sende të mprehta në kokë.

Më pas trupin e pajetë të të vëllait ai e hodhi nga ballkoni, duke u përpjekur që ngjarja të dukej si aksident.

Ngjarja ndodhi në Bracellona Pozzo di Gozzo, ndërsa 25-vjeçari me origjinë rumune u arrestua nga policia, pasi autoritetet zbuluan të vërtetën.

Fillimisht 25-vjeçari denoncoi në polici për trupin e pajetë të vëllait, duke u thënë hetuesve se ai kishte shoqëruar atë në shtëpi nga një lokal ku kishte harruar telefonin e tij dhe më pas ishte kthyer për ta marrë atë, ndërsa kur shkoi në shtëpi e gjeti vëllanë të vdekur.

Efektivët kuptuan që të dhënat që ai kishte dhënë ishin shumë kontradiktore, ndërsa autopsia zbardhi vdekjen e vëllait të tij.tpz.al

Exit mobile version