Aktualitet

I shpëtoi atentatit, pas 2 javësh ra në prangat e RENEA-s/ “Seancë” në spital për Edison Begajn, gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’

Published

on

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Edison Begajn këtë të premte.

“Panorama” mëson se vendimi i është komunikuar në ambientet e spitalit të qytetit bregdetar, ku Begaj ndodhet i shtruar, pasi ka shfaqur ndërlikime shëndetësore pas arrestimit tre ditë më parë.

38-vjeçari u arrestua më 15 qershor, gjatë një aksioni blic të RENEA-s në Lungomare të Vlorës.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai i shpëtoi atentatit me katër plumba mesnatën e 29 majit në Kaninë të Vlorës.

Begaj ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Më 20 shkurt të vitit 2008, “blutë” e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

Atentati

Begaj u qëllua në 29 maj me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kapën në këmbë dhe 38-vjeçari përfundoi në spital, por u mbijetoi plagëve të marra.

Autorët e pritën 38-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t’a qëlluar me pistoletë. Begaj do të ndihmoj nga errësira e madhe në zonë, pasi plumbat e kapën në pjesën e poshtme të trupit.

Një seri ekzekutimesh me armë zjarri kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Vlorës, kur më të shumtat e rasteve lidhen me prishjen e pazareve të drogës.

Exit mobile version