Connect with us

Aktualitet

I vihet flaka makinës së Françeska Jaçe në Vlorë, zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm

Published

on

VLORË– Një automjet në Vlorë, mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët.

Policia raporton se makina ishte në pronësi të modeles, Françeska Jaçe. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.

Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë, pas ndërhyrje së zjarrëfikësve, ndërsa automjeti nuk ka pësuar dëme të rënda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Makina

Deri më tani nuk dihen arsyet, sakaq policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

“Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin zyrtar.