Connect with us

Aktualitet

I vodhën gruas çantën e dorës në Tropojë, arrestohen dy të rinjtë nga Kosova, ja çfarë iu gjet në hotel

Published

on

Dy persona nga Kosova janë arrestuar pasi vodhën një çantë dore në Tropojë. V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe vodhën një grua në fshatin Dojan e cila po shkonte për në banesë.

Në çantë ajo kishte një sasi parash dhe një telefon.

Policia arriti të zbardhë ngjarjen duke arrestuar autorës si dhe në hotelin ku qëndronin dy personat nga Kosova u gjetën veç çantës së vjedhur edhe 9 fishekë pistoletë, 4 celularë dhe maska anticovid.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur sot në Tropojë, ku një shtetaseje i vodhën me dhunë çantën e dorës.

Kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:

V.M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.

Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.