
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lërë të lirë infermieren Ronida Hysi, e cila akuzohet se i vodhi paratë pacientit të infektuar me koronavirus në Spitalin e Infektivit.
Mësohet se për infermieren gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ky vendim u dha pasi infermierja 30-vjçare ka një fëmijë të mitur, vetëm 2 vjeç.
Rasti i infermieres Hysi u denoncua nga një emision investigativ, ku rezultoi se ajo i kishte vjedhur pacientit portofolin dhe i ka marrë atij një shumë parash.