Politike

Igli Cara publikon denoncimin e qytetarit: Partia Socialiste po blen votat, në Xhafzotaj, po shpërdan ushqime falas dhe euro

Published

on

Ne nje postim ne rrjetet sociale kandidati per deputet numeri 7 Igli Cara publikon denoncimin e qytetarit: Partia Socialiste po blen votat, në Xhafzotaj, po shpërdan ushqime falas dhe euro. Mungesa  e të ardhurave ekonomike dhe e investimeve janë dy nga shqetësimet kryesore që më shprehën në takim, banorët e zonës së Spitallës dhe Porto Romanos.
Në periferi të qytetit, jeta është bërë më e vështirë, si pasojë e papunësisë dhe varfërisë, që janë dy fjalët që e përshkruajnë më së miri përditshmërinë e banorëve të lagjes numër 15.
Regjimi i Ramës dhe vartësve të tij, në Durrës e ka shpopulluar këtë zonë në këto 8 vite, ku indiferenca dhe mungesa e vëmendjes e pushtetit qendror dhe lokal, ndaj qytetarëve është shumë e dukshme.
Ekonomia familjare zë një vend të rëndësishëm në programin e Partisë Demokratike, që ka si qëllim t’i japë frymëmarrje këtij sektori, duke nisur nga më e rëndësishmja, familja.
Që Shqipëria të ndryshojë, që jeta e çdo qytetari të bëhet më e mirë, ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë dhe me votë plebishitare të largojmë Ramën nga pushteti!

Exit mobile version