Uncategorized

Ilir Meta: Nëse do të ekzisonte reforma në drejtësi, i pari në burg duhet të ishte Ardian Dvorani!

Published

on

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

Meta tha se “të gjithë e kanë të qartë se nuk ka një reformë në drejtësi”, por nëse do të kishte vërtet një të tillë, personi i parë që duhet të burgosej, është Ardian Dvorani.

Kujtojmë se ish kreu i KED-së, Dvorani, u dekoruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kampion i anti-korrupsionit”,

“Perveç zotit Ramës, dhe nja dy tret ë tjerë që duhet të justifikojnë lekët që kanë hedhur këtiu, nuk besoj se ka njeri tjetër që beson se ka reformë në drejtësi. Po të funksiononte reforma në drejtësi, i pari në burg duhet të ishte Ardian Dvorani. E keni raportin e Venecias se çfarë ka bërë Ardian Dvorani.

E dyta duhet të ishte ministrja e drejtësisë që falsifikoi vendimet e KED-së, për t’I rrëmbyer presidentit kompetencat.

Reforma në drejtësi është ajo që u betua tek ura e Lanës”.

Exit mobile version