Aktualitet

“Imuniteti i fushës mund të arrihet në verë”, flet mjeku Sulçebe: E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga Covid-19 është …

Published

on

Mjeku Genc Sulçebe ka deklaruar mbrëmjen e sotme se imuniteti i tufës në Tiranë mund të arrihet në gjysmën e parë të këtij viti.

Gjithsesi, Sulçebe thekson, gjatë një emisioni në Top Channel, se imuniteti në të gjithë vendin është ende shumë larg, prandaj vetëm vaksinimi i shpejtë dhe masiv do të na shpëtojë nga Covid-19.

“Në qoftë se ne gjetëm se 7.5% e popullatës së Tiranës kishte imunitet në fund të qershorit, kishim 45% në fund të dhjetorit, pra një rritje e madhe. Kemi një ritëm prej 5-6% në muaj. Me këtë ritëm i bie që me një logjikë të thjeshtë i bie që ne deri në gjysmën e parë të 2021 ne do shkojmë deri në 75%. Por kjo është vetëm për Tiranën. Në rang republike, përqindja është 25. Jashtë Tiranës dendësia është e ulët.

Nëse arrijmë 75% atëherë mund të themi që kemi arritur imunitetin e tufës. Por duhet pasur parasysh se njerëzit lëvizin nga zonat e tjera drejt Tiranës, në këtë mënyrë virusi qarkullon. Kemi po ashtu mutacionet e virusit. Virusi pëson mutacione në përpjekje për të mbijetuar. E vetmja për të shpëtuar rruga është vaksinimi i shpejtë dhe masiv. Të paktën vaksina Pfizer dhe Moderna jep mbrojtje të mirë dhe s’duhet të kemi rezerva,” deklaroi mjeku.

Exit mobile version