Lajme

Incident në konferencën e Shahinit, ministrja i “sulet” gazetares së Top Channel: Pyetje tendencioze dhe joprofesionale (Reporteres i mbyllet mikrofoni)

Published

on

Ministrja e Arsimit Besa Shahini nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel në lidhje me abuzimin seksual të të miturës në Babrru nga roja i shkollës. Gazetarja Kristi Gongo pyeti ministren pse nuk u veprua kur kishte informacion nga drejtori i shkollës për abuzimet nga Abaz Shehu. Shahini tha se nuk ka patur informacion nga ministria, duke mos e lejuar gazetaren t’i kundërgjigjej, pasi sipas saj, pyetja ishte jo profesionale dhe më tej në sfond u dëgjua Gongo që fliste, ndërsa mikrofoni ishte i fikur.

 

INCIDENTI NE KONFERENCE:

 

Gazetarja: Një pyetje për ministrinë, ju thoni se ndiheni krenare kur bëhet denoncimi për këtë çështje, por nga ana tjetër, ju kishit informacion për këtë çështje. Pse nuk vepruar?

 

Besa Shahini: Kjo nuk është pyetje, kjo nuk është profesionale.

 

Gazetarja: Kjo nuk është ajo që them unë.

 

Besa Shahini: Është nga ana juaj si gazetare, dashakeqëse.

Kristi Gongo: S’është nga ana ime, është nga ana e drejtorit të shkollës.

 

Besa Shahini: Është joprofesionale të bëni pyetje tendencioze.

 

Kristi Gongo: Nuk mund të më akuzoni për joprofesionalizëm.

 

Besa Shahini:Mos flisni për rastet se dëmtoni viktimat. Por çdo indikacioni që është denoncuar nga drejtori janë marrë masat e pezullimit dhe shkarkimit. Po ju vë në kontekst, si gazetar që mbuloni arsimin. Rojet e shkollës janë punësim i bashkisë. Në këtë rast, bashkia e ka tërheq rojen me kërkesën e drejtorit të shkollës. Nuk ka patur kurrfarë njoftimi. Arsyeja pse mendoj se është pyetje joprofesionale është kjo, se një drejtor që jep deklarata pasi është shkarkuar, duhet të shtrohen pyetjet para se të bëni pyetje tendencioze.  (Fiket mikrofoni i gazetares së Top Channel).

 

 

Exit mobile version