Aktualitet

Incidenti te zyrat e FRD-së/ Meta kujton mesazhin e “2 Marsit”: Kur populli ka frikë nga qeveria, ka tirani. Aty ka liri, ka drejtësi!

Published

on

Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë, pas ngjarjes që ndodhi sot në zyrat e FRD-së, ku u përplas me policinë Bashkiake. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta, duke risjellë në vëmendje deklaratën e tij nga manifesti i “2 Marsit”, thekson se kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, ndërsa shton se aty ku ka liri, ka edhe drejtësi.

Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ishte në zyrat e FRD-së, ku u ‘përplas’ me punonjës të policisë bashkiake, madje iu kërkoi atyre që të largoheshin nga selia.

MESAZHI I METËS

Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI. 
Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani.
Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI. 

Exit mobile version