
– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në kuadër të punimeve të Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Takimi kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini.
Takimi diskuton progresin dhe hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ministri Bushati zhvilloi dhe një takim të veçantë me përfaqësuesen e Lartë Mogherini.
Mësohet se orën 11.00 do të ketë një konferencë për shtyp të dy zyrtarëve.