
Dy raste me variantin “Delta” janë konstatuar në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit, e cila është kthyer pas në doganën e Kapështicës, pasi kanë bërë një test nga pala greke.
Menjëherë është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontakteve të tyre.
Mësohet se dy personat të cilët janë infektuar me mutacionin “Delta” më herët kishin marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.