Itali

Itali/ 35-vjeçari shqiptar arrestohet me mbi 300 kg drogë në furgon

Published

on

Një sasi prej 8 kg drogë dhe armë u sekuestruan nga policia italiane në një apartament në Firence, në zonën Campo di Marte.

Kontrolli erdhi pas arrestimit të një burri 35 vjeçar me origjinë shqiptare që banonte aty, i prangosur në provincën e Leçes nën zotërim të 265 kilogramë marijuanë dhe 63 kilogramë hashash.

Në shtëpi u gjetën 8.5 kg hashash, 30 gram marihuanë dhe 4.5 kokainë, një substancë prerëse dhe dy pistoleta. Droga ishte fshehur në dollapët në disa çanta, ndërsa armët ishin në sirtarët e kuzhinës.

Kur u ndalua nga karabinierët, në komunën e Poggiardo (Lecce), ndërsa po udhëtonte në bordin e një furgoni të ngarkuar me drogë, burri ishte në shoqërinë e një ukrainasi 23-vjeçar, gjithashtu i arrestuar. Të dy akuzohen për trafik droge. 35-vjeçari gjithashtu do të duhet të përgjigjet për armëmbajtje pa leje.

Tpz.al

Exit mobile version