Uncategorized

Itali/ Mijëra euro fitime nga kokaina, midis të arrestuarve edhe tre shqiptarë

Published

on

Në vazhdon e një operacioni, policia italiane ka zbuluar një apartament në Terni, që shërbente si bazë e tregtarëve të kokainës.

Grupi u neutralizua mëngjesin e kësaj të marte nga policia lokale. Nëntë persona u arrestuan, midis tyre dhe tre shqiptarë me vendbanim në Terni.

Të arrestuarit i përkisnin tre etnive, Shqipërisë, Italisë dhe Afrikës. Apartamenti, sipas policisë është në pronësinë e një 30-vjeçari të arrestuar kohët e fundit.

Besohet se sasia e kokainës, u shitej klientëve në lokalet në qendër të qytetit, me një kosto prej 70 eurosh për dozë.

Sipas autoriteteve nga ky aktivitet rupi fitonte 15 mijë euro në muaj.tpz.al

Exit mobile version