TIRANË– Gazetari Çim Peka është përplasur mbrëmjen e sotme me ministren Elisa Spiropali. Teksa po diskutonin në emisionin ‘Çim Peka Live’, teksa po diskutonin për listat, Peka tha se kryeministri Edi Rama ka tentuar të joshë kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Peka tha se Rama madje e ka ftuar për drekë Dukën dhe i është lutur që të bashkohen me të për zgjedhjet e 25 prillit, por rezultatet e mëvonshme kanë treguar se kreu i PAA-së nuk ka pranuar. Kjo gjë është mohuar nga Spiropali, e cila i cilësoi si Kulisa që mund t’i dinte vetëm Peka.
Pjesë nga biseda:
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Dosja.al
Peka: Pse Nasip Naço dhe Lefter Koka kur i serviren Ramës nuk janë gjellë e përtypur? Pse kur Duka i duhet Ramës është i mirë, kur nuk i duhet është i keq. Ai Agron Duka që Rama tallej sot, dhe unë i dalë për zot fjalës që them, e ka ftuar me negociues dhe ka drekuar dhe Rama i është lutur ti bashkohet koaliconit të tij.
Spiropali: Të gjitha këto kulisa i dini ju, unë këto nuk di.