Uncategorized

Ja çfarë pritet të ndodhi në skenën politike italiane, pasi Kryeministri Italjan jep dorëheqjen

Published

on

Giuseppe Conte jep dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit të Italisë një javë pasi ai i mbijetoi dy votave të besimit në parlament.

Zyra e tij ka njoftuar se ai do t’i tregojë kabinetit të tij të martën në mëngjes që synon të takojë Presidentin Sergio Matterella për të dorëzuar dorëheqjen e tij

Kjo erdhi pasi partia e ish-kryeministrit Matteo Renzi u tërhoq nga aleanca – tani përbëhet nga lëvizja populiste e krahut të majtë Pesë Yjet (MS5), Partia Demokratike e qendrës së majtë dhe një grup parlamentar i krahut të majtë – mes mosmarrëveshjeve rreth mënyrës menaxhimit të COVID -19 dhe fondit të rimëkëmbjes

Conte ka qenë nën presion që kur koalicioni i tij qeverisës i qendrës së majtë, të cilin ai e ka udhëhequr për 16 muaj, humbi shumicën e tij në Senat.

Presidenti Matterella nuk ka pse të pranojë dorëheqjen e Conte dhe mund t’i kërkojë kryeministrit të përpiqet të formojë një koalicion më të qëndrueshëm.

Raportet e mediave italiane të hënën në mbrëmje sugjeruan se ky ishte rezultati për të cilin kryeministri shpreson, me Conte duke u mbështetur në një bllok të qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi.

Luigi di Maio, ministri i jashtëm i vendit nga MS5 ka treguar se ai do të qëndrojë i lidhur me Conte.

Exit mobile version