
Në këtë të shtunë pranverore, ndikimi i Afërditës, Marsit dhe Jupiterit krijon kontraste të forta mes shenjave.
Disa do të ndihen të përkëdhelur nga yjet, me ndjenja të bukura, mundësi të reja dhe qartësi shpirtërore.
Të tjerë, përkundrazi, duhet të tregojnë durim, të shmangin konfliktet dhe të marrin kohë për të reflektuar.
Lexoni më poshtë për të zbuluar se kush janë 3 shenjat që sot ndriçohen nga fati, dhe cilat 3 shenja duhet të ecin me kujdes në dashuri, punë dhe emocione sipas Paolo Fox.
3 shenjat më me fat – 19 prill 2025
1. Peshqit
Afërdita në shenjë sjell dashuri, butësi dhe lidhje të reja emocionale. Komunikimi është i qartë dhe ke një mundësi të artë për marrëveshje, rritje në punë apo një fillim të ri pa stres.
2. Demi
Afërdita të ndihmon të rindërtosh dashurinë dhe energjinë pozitive rikthehet pas një fillimi të vështirë viti. Momente ideale për t’u përballur me padrejtësi dhe për të dalë i fituar.
3. Akrepi
Hapje e fortë emocionale dhe shpirtërore. Afërdita të ndihmon në rikthimin e pasionit dhe lidhjeve të reja. Edhe puna përfiton nga ky energji rinovuese që po nis të ndihet.
3 shenjat që duhet të tregojnë kujdes – 19 prill 2025
1. Binjakët
Komunikimi në dashuri është i ndërlikuar, me tensione të pashprehura që duhen përballuar. Ekonomia mbetet e paqëndrueshme. Duhet të flasësh hapur dhe të mos shmangësh përballjen.
2. Ujori
Energjia fizike është në rënie, Marsi në kundërshtim krijon lodhje dhe përplasje. Kujdes me komunikimin në punë dhe bashkëpunëtorët – fjalët mund të keqkuptohen lehtësisht.
3. Gaforrja
Tensionet emocionale nuk janë zhdukur ende. Dëshiron shumë nga një lidhje, por mund të përballesh me pasiguri dhe keqkuptime. Rekomandohet qetësi, veçanërisht në marrëdhëniet familjare. /noa.al