Aktualitet

Ja ku do ta vuajë dënimin në një burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla!

Published

on

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dënoi me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, sot janë bërë publike edhe arsyetimet e vendimit.

Në dokument thuhet se Llalla do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Llalla u gjet fajtor, sipas Gjykatës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Paralelisht Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro.

Hetimi pasuror ndaj zotit Llalla, u bazua në të ashtuquajturin ligji Antimafia, sipas të cilit, barra e provës për të dëshmuar se pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme, i takonte ish-prokurorit të Përgjithshëm.

PASURITE

Bëhet fjalë për një apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, blerë në vitin 2012; një sipërfaqe toke bujqësore prej 4.500 m², e blerë në vitin 2016; një tjetër sipërfaqe, e llojit tokë arë, prej 12.300 m², ndodhur në Tiranë, e blerë në vitin 2017; një tjetër sipërfaqe toke prej 3 mijë metrash katrorë e blerë po në vitin 2017, si dhe 2250 metra katrorë, po e llojit tokë arë, ndodhur në Tiranë, blerë në të njëjtin vit. Sipas Gjykatës, pasuritë e tij janë rivlerësuar nga 2 deri 16 herë, duke bërë që vlerat e tyre të kapin shifra të larta.

Gjykata u shpreh gjithashtu se ishkryeprokurori nuk ka justifikuar me burime të ligjshme dhe dy pagesa të bëra, njëra në Gjermani, në vlerën e 7050 eurove për parapagimin e tre muajve qira të një banese ku ai kishte strehuar familjen e tij “për shkak të kërcënimeve që kishte marrë”, si dhe një pagesë prej gati 7700 dollarësh të paguara për lindjen e fëmijës së tretë në Shtetet e Bashkuara.

Exit mobile version