Connect with us

HOROSKOPI

Ja pse të tjerët të adhurojnë, në bazë të shenjës tënde të Horoskopit

Published

on

DASHI:

Njerëzit ju duan, sepse ju jeni kaq spontanë, dhe ata kurrë nuk e dinë se çfarë të presin nga ju, sepse ju gjithmonë i befasoni ato.

DEMI:

Njerëzit ju duan sepse jeni shumë shoqërorë dhe të besueshëm. Ju jeni gjithmonë në shoqërinë e njerëzve që ju duan. Njerëzit rrinë me ju me kënaqësi.

BINJAKET:

Njerëzit ju duan për inteligjencën tuaj. Ju keni një dialektikë shumë të veçantë që tërheq të gjithë, shumë njerëz duan t’ju dëgjojnë dhe të vijnë tek ju për këshilla.

GAFORRJA:

Njerëzit ju duan, sepse jeni të vëmendshëm. I bëni të gjithë të ndiheni mirë me ju, sepse i kushtoni vëmendjen e duhur dhe i bëni ata të ndihen të qetë.

LUANI:

Njerëzit ju duan sepse ju transmetoni besim të madh. Njerëzit e dinë se ata mund të mbështeten tek ju, dhe ata e dinë se kujut duhet t’i drejtohen kur kanë nevojë për një dorë.

VIRGJERESHA:

Njerëzit ju duan sepse jeni kaq të përulur. Ju mund të mburreshit se sa të zgjuar jeni, të tregonit arritjet tuaja, marrëdhëniet tuaja, çfarëdo gjëje tjetër, por ju nuk e bëni. Është një cilësi e madhe dhe njerëzit e vlerësojnë shumë.

PESHORJA:

Njerëzit ju duan, sepse ju e dini se si të dëgjoni, kur një mik apo edhe një i huaj fillon të flasë me ju për problemet e tyre dhe çka i shqetëson ata, ju dëgjoni me shumë dëshirë dhe përtej kësaj, gjithashtu jepni këshilla të shkëlqyera.

AKREPI:

Njerëzit ju duan, sepse ju jeni një person i vërtetë, kurrë nuk flisni keq për dikë dhe nëse keni ndonjë problem ju e përballoni atë me personin në fjalë.

SHIGJETARI:

Njerëzit ju duan sepse jeni të fortë dhe liderë të lindur. Shumë njerëz admirojnë sa jeni të vendosur dhe guximtarë, dhe mbi të gjitha ju e dini se si të përballeni në çdo situatë dhe kjo është e admirueshme, nuk frikësoheni.

BRICJAPI:

Njerëzit ju duan sepse jeni një person pozitiv, e doni jetën për atë që është dhe për atë që ju ka dhënë. Ju nuk ankoheni dhe njerëzit i vlerësojnë shumë, i bëni ata të mendojnë për atë që është e rëndësishme dhe çfarë nuk është.

UJORI:

Njerëzit ju duan, sepse ju e doni diveristetin, pavarësisht nëse një mik i ka flokët të lyer me ngjyrë të gjelbër, ose një djalë është homoseksual apo i zi, ju dashurinë e keni njësojpër të gjithë. E gjithë bota është miku yt dhe ajo është një kopsht i vogël. Të gjithë njerëzit e të gjitha kulturave ndjehen rehat në shoqërinë tuaj, sepse ju nuk bëni që dikush të ndihet ndryshe.

PESHQIT:

 

Njerëzit ju duan për pasionin që vendosni për të bërë atë që doni. Dhe mbi të gjitha për fantazitë tuaja mendore, shoqëria juaj gjithmonë është e këndshme dhe argëtuese, sepse imagjinoni pamundësinë. Ju jeni gjithashtu një person vetëmohues.