Kuriozitete

Ja si shpjegohet… Shkoni në dhomë apo ambient tjetër për të marrë diçka por e harroni sapo hyni brenda?

Published

on

Të harrojmë për çfarë shkuam në një vend, apo çfarë do të merrnim është një nga ndodhitë që na ka ndodhur të gjithëve dhe shpesh pyesim veten përse na ndodh kjo.

Studiuesit që përdorin realitetin virtual si dhe vende reale kërkojnë të shpjegojnë pse truri duket se harron sende me rëndësi kur ndryshon konteksti i jashtëm i një personi.
Shkencëtarët kanë kohë që kërkojnë të shpjegojnë pse ndodh që njerëzit ndonjëherë hyjnë në një dhomë për të bërë diçka të rëndësishme, por e harrojnë sapo mbërrijnë aty.
Më parë, fenomeni i atribuohej “efektit të derës”, duke sugjeruar që ne priremi të harrojmë sende me rëndësi pas kalimit të një kufiri. Kufiri mund të jetë fizik si një derë, ose mund të jetë një virtual si kalimi midis skedave në një shfletues interneti.

Por tani një studim nga Universiteti Bond ka zbuluar se efekti i vetëm “dyerve” në harresë nuk është aq i rëndësishëm sa pretendonin studimet e mëparshme, duke dhënë një perspektivë të re mbi fenomenin.
Shkencëtarët zbuluan se nuk ishte vetëm dera në vetvete ose akti i ecjes nëpër të, por përkundrazi ndryshimi në kontekst që bëri që truri të linte informacionin që e konsideronte të parëndësishëm.
Ekipi hulumtues kreu katër studime, dy duke përdorur vendndodhje të botës reale dhe dy në të cilat pjesëmarrësit mbanin kufje të realitetit virtual dhe lëviznin nëpër dhoma të ndryshme në një mjedis 3D.
Pjesëmarrësit kishin për detyrë të memorizonin objekte (një kryq të verdhë, një kon blu, dhe kështu me radhë) në tavolina brenda secilës dhomë dhe më pas t’i zhvendosnin ato nga një tryezë në tjetrën me të njëjtin rend.

Exit mobile version