
Këngëtari i njohur Robert Berisha ka treguar pesë ngjarjet më të mëdha të jetës së tij.
I ftuar në “Prive”, mbrëmjen e djeshme, ai është rrëfyer si kurrë më parë, duke u ndalur konkretisht edhe te arrestimi në Gjermani.
Roberti tha se e ka provuar burgun që në moshën 17-vjeçare.
Si instrumentist me grupin “Ilirët”, ai dhe pjesëtarët e tjerë kishin shkuar për koncert në Gjermani dhe ishin burgosur nga policia.
Më tej këngëtari ka zbuluar edhe arsyen e arrestimit. Ata kishin qëndruar tre muaj në Gjermani me një vizë dy javore.
Roberti tha se i mbajtën vetëm një ditë në burg, por për shkak të ngjarjes e ka pasur të ndaluar udhëtimin në Evropë për 10 vite. Tpz.al