Gjatë kësaj jave do të ndiheni më të motivuar dhe gati për të vënë në lëvizje të gjithë motorët e mundshëm.
Pas një pauze 3- javorshe do të vendosni të bëni disa ndryshime në jetë. Keni qëndruar shumë gjatë në qetësi. Koha për të lëvizur!
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
ADVERTISEMENT
Dashi
Këto ditë janë të bekuara për ju, ndaj mos lejoni t’ju ikin nga duart pa përmbushur disa objektiva. Zjarri juaj është rikthyer dhe flakët do t’ju shndërrijnë më shumë se kurrë. Është koha për të tjetërsuar jetën tuaj personale dhe për të përmirësuar financat.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Demi
Të keqen hidheni pas dhe jepini vetes mundësinë të rijetoni paqen dhe gëzimin. Harroni çfarë ka ndodhur, falni dhe vazhdoni në rrugën tuaj. Mos lejoni asgjë t’ju largojë buzëqeshjen. Dielli do të shkëlqejë në kostelacionin tuaj dhe me shumë mundësi do t’ju ofrohen eksperienca, aventura apo njohje të reja.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Binjakët
Ju e dini fare mirë se jo çdo miqësi zgjat përgjithmonë. Disa njerëz qëndrojnë përherë aty me ne, e ndërsa të tjerë vetëm në periudha të caktuara. Ndaj nëse ndjeni se ka ardhur fundi i një marrëdhënieje, më mirë lëreni të shkojë.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Gaforrja
Këto ditë pritet të ngriheni në detyrë apo të finalizoni me sukses një projekt madhor. Ju dini përherë të merrni vendimet e duhura në punë dhe kjo do t’ju ndihmojë të finalizoni qëllimet tuaja. Falë ndihmës së një miku, gjërat do t’i keni më të thjeshta.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Luani
Dhimbja e kokës do të marrë fund Luan. Këto 3 javët e fundit keni menduar gjatë gjithë kohës, shpesh edhe jeni stresuar, por jo më! Në vazhdim do të keni të gjithë fokusin dhe durimin e mundshëm për të mbaruar punët tuaja. Merreni me qetësi dhe dijeni që gjithçka do të ecë mbarë. Fati s’ju ka munguar kurrë!
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Virgjëresha
A mundeni të ruani një sekret, Virgjëreshë? Këto ditë do të jenë një testim për ndershmërinë dhe besnikërinë tuaj. Është momenti ta njihni më mirë veten dhe ndërkohë të jeni vigjilentë ndaj njerëzve dhe gjërave që po ndodhin rreth jush. Mos u merrni me vogëlsira, përqëndrohuni te çështja bazike.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Peshorja
I doni apo nuk i doni? Nuk ka prblem, nuk jeni të detyruar të zgjidhni një person ndaj një tjetri. Këto ditë eksperimentoni në aspektin dashuror, dilni, shoqërohuni me njerëz dhe kuptoni çfarë ju pëlqen vërtet. Edhe pse do të jeni disi në dilemë se çfarë të bëni në fund, kë të zgjidhni, yjet do t’ju orientojnë drejt zgjidhjes më të mirë.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Akrep
Do të dini fare mirë të vendosni ekuilibrat e duhura në shëndetin tuaj. Më në fund do të merrni vendimin për t’ju nënshtruar një diete të shëndetshme ushqimore. Po kështu do t’i kushtoni rëndësi gjendjes suaj fizike dhe mendore. Në aspektin dashuror priten ditë të qeta dhe romantike.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Shigjetari
Kemi vetëm një këshillë për ju: tregojeni veten se kush jeni këtë javë. Jo vetëm në punë por edhe në aspektin personal. Ju nuk preferoni të hapeni shumë, i përjetoni shqetësimet apo lumturitë brenda qenies suaj, por gjithçka ndjeni dhe mendoni thuajeni me zë të lartë.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Bricjapi
Mjaft më e mbytët veten në oqeanin e thellë të ndjenjave. Merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Nisni duke filluar që sot një jetë të re, pa pengje, plot gëzim, adrenalinë dhe hare. Thuajini “Po” jetës!
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Ujori
Keni kohë që prisni për momentin e duhur, për kohën e duhur. Mos prisni asgjë, shkoni ju drejt saj. Vetëftohuni diku, shkoni dhe lëreni magjinë të ndodhë. Në cilindo ambjent qofshi dijeni se intelekti dhe vlerat tuaja s’do t’ju lënë kurrë në baltë.
Javë e re, jetë e re: Ç’kanë rezervuar yjet për
Peshqit
Mërkuri do të sigurohet që zemra juaj e brishtë të mos lëndohet. Mos u stepni, kini besi te vetja juaj dhe të tjerët do të jenë sy e veshë për t’ju dëgjuar. Keni kohë që qëndroni në hije ndaj këtë javë na tregoni kush jeni!