Connect with us

HOROSKOPI

Jave e re kismet i ri/ Ky eshte horoskopi javor 9-15 Nentor sipas astrologut PAOLO FOX

Published

on

Dashi: Këtë javë do të keni mbështetjen e Mërkurit, i gatshëm për t’ju dhënë të gjithë energjinë pozitive që ju nevojitet. Shfrytëzojeni këtë fakt për të vendosur kontakte të reja, si dhe kur t’ju shfaqen mundësi interesante. Ditët me fat të javës do të jenë e mërkura dhe e enjtja. Kushtojini vëmendje partnerit, sepse Venusi nuk do t’ju ndihmojë dhe mund të keni tensione në çift, sidomos në fundjavë.

Demi: Pritet që të merrni lajme të shkëlqyera. Duke filluar që nga kjo javë, do të keni mbështetjen e planetit Mërkur. Çdo vështirësi që kishit, sidomos ato që kanë lidhje me aspektin profesional, duket se do të marrin rrugën e zgjidhjes. Me Jupiterin gjithashtu të kthyer nga shenja juaj, nuk do të vononi të shikoni rezultate pozitive. Të hënën dhe të martën Hëna do t’ju mbështesë më shumë se kurdoherë.

Binjakët: Mërkuri, planeti juaj udhërrëfyes, do t’ju buzëqeshë sërish. Së shpejti do të rifitoni terrenin e humbur, sidomos në çështjet e punës. Të enjten dhe të premten edhe Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Do t’ju jepen mundësi të reja, që duhet t’i kapni fluturimthi. Kur vjen puna te ndjenjat, do të tregoheni të pavendosur. Lërini mënjanë të tjerët dhe kushtojuni vetes. Disa trajtime bukurie do t’ju bënin mirë…

Gaforrja: Kjo nuk do të jetë një periudhë e lehtë në aspektin e ndjenjave për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të çorientuar, sepse lidhja juaj e dashurisë nuk po ecën dhe aq mirë. Kjo ju bën të ndiheni nervozë dhe mosbesues. Gjendja e keqe shpirtërore do të reflektohet edhe në punë. Shfrytëzoni në maksimum fundjavën, kur Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj dhe ju mund të merrni një surprizë të bukur.

Luani: Më në fund këtë javë planeti Mërkur do të kthehet sërish nga shenja juaj. Tashmë e latë të keqen pas krahëve. Situatat e ndërlikuara me eprorët dhe kolegët do të zgjidhen për mirë. Tani do të keni rastin të nxirrni në pah aftësitë tuaja. E mërkura dhe enjtja do të jenë ditë me fat, gjatë të cilave do t’ju ofrohen punë të leverdishme. Në fillim të javës do të ndieni lodhje, sepse Marsi nuk ju ofron mbështetje.

Virgjëresha: Për fat të keq gjatë kësaj jave, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të pafavorshëm dhe mund të hasni më shumë vështirësi në aspektin profesional. Bëni kujdes sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte, sepse mund të hasni pengesa dhe të papritura. Situata paraqitet më e mirë në fundjavë, falë mbështetjes së Hënës dhe të Venusit.

Peshorja: Në aspektin sentimental gjërat nuk do të shkojnë dhe aq mirë. Do të vazhdoni të keni mosmarrëveshje me partnerin, për shkak të Venusit të kthyer në pozicion të pafavorshëm. Bëni kujdes sidomos ditën e premte dhe të shtunë. Në aspektin profesional situata parashikohet më e mirë. Duke filluar nga data 9, do t’ju ofrohen mundësi të reja. Ditët me fat të javës do të jenë e mërkura dhe e enjtja.

Akrepi: Java do të fillojë me probleme, pasi Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Për fat, situata do të përmirësohet gjatë ditëve në vazhdim, sepse Venusi do t’ju dhurojë shumë fat në dashuri. Në fundjavë pritet që të kaloni momente romantike me partnerin. Marsi në shenjën tuaj do të vazhdojë t’ju bëjë të ndiheni energjikë.

Shigjetari: Gjatë kësaj jave planeti Mërkur do ta braktisë shenjën e Akrepit për t’u kthyer nga shenja juaj. Kjo do të ndikojë për mirë në shenjën tuaj, sepse gjatë javëve në vazhdim do të keni takime interesante dhe do të lidhni miqësi të reja që premtojnë t’i rezistojnë kohës. Të mërkurën dhe të enjten Hëna në disonancë me shenjën tuaj do të ndikojë që diçka të mos shkojë ashtu siç doni.

Bricjapi: Venusi i kthyer nga shenja juaj do t’ju dhurojë një javë të mbushur me romantizëm, gjatë së cilës dashuria do të jetë përparësia juaj. Nëse vetëm prej pak kohësh keni nisur një lidhje të re, do të shikoni se ajo do të zhvillohet me hapa të shpejtë. Bëni kujdes të premten dhe të shtunën, sepse Hëna nuk ju favorizon. Mos u shqetësoni, sepse bëhet fjalë për një gjendje të përkohshme.

Ujori: Më fund planeti Mërkur do të kthehet nga shenja juaj. Vështirësitë që keni hasur në aspektin profesional gjatë kësaj periudhe, tashmë do të jenë një kujtim i largët. Megjithatë, bëni kujdes, sepse për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Marsit dhe të Hënës do të ndiheni të lodhur dhe në fundjavë do të keni tensione në familje.

Peshqit: Për fat të keq, gjatë ditëve në vazhdim Mërkurin nuk do ta keni aleat. Do të hasni vështirësi në marrëdhëniet miqësore dhe ndonjë derë mund t’ju mbyllet. Mos u druani, sepse do të gjeni ngushëllim në krahët e partnerit. Venusi do të vazhdojë të jetë një ndikim i mirë për shenjën tuaj, duke ju garantuar një histori dashurie pasionante. Ditët me fat të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna.