Aktualitet

“Jemi drejt falimentit”, Erisa Xhixho takime me bizneset e vogla në Tiranë: Pas 25 prillit TVSH-ja dhe tatim-fitimi do të jetë zero për…

Published

on

Kandidatja për deputete e LSI, në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka zhvilluar takime me biznese të vogla të kryeqytetit.

Përmes një statusi në “Facebook”, Xhixho thekson se bizneset e vogla e presin me fjalët: “Nuk kemi pasur asnjë mbështetje, jemi drejt falimentit”.

Ndër të tjera, Xhixho tregon se pas 25 prillit bizneset do të kenë partner qeverinë. Ajo premton se TVSH-ja dhe tatim-fitimi do të jenë 0 për të gjitha bizneset që kanë një xhiro deri në 14 milion lekë në vit.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

“Nuk kemi pasur asnjë mbështetje, jemi drejt falimentit, xhiro nuk ka se njerezit nuk kanë lekë për të blerë”. Me keto fjale me presin bizneset në njësinë 2 tek Pazari i Ri, të braktisur nga qeveria që i mashtroi.

Pas 25 prillit bizneset do kenë partner qeverinë që do e zgjedhin me vote e do t’u shërbejë. 0% TVSH, 0% tatim mbi fitimin për xhiro deri në 14 milione leke në vit. Frymëmarrje dhe mbështetje çdo biznesi të vogël, ndikues në zhvillimin ekonomik te vendit dhe familjeve shqiptare.

Exit mobile version