Connect with us

Lajme

Jeni ende me pushime në plazh? Ky lajm nuk është në favorin tuaj (Video)

Published

on

Kjo është fundjava e fundit me temperatura përvëluese.

Duke filluar nga pasditja e së dielës i nxehti afrikan do t’ia lërë vendin stuhive të erës e shiut. Moti i keq do të prekë kryesisht zonat e ulëta dhe ato perëndimore.

Edhe paraditen e së hënës priten stuhi si ajo e disa ditëve më parë ne Divjake ku era e fortë rrëzoi pemë dhe shtylla elektrike.

Prishja e motit do të sjellë edhe rënie të temperaturave deri në 32 gradë. Por ata që ende nuk i kanë përfunduar pushimet, nuk duhet të frikësohen pasi kjo situatë  do të zgjasë deri të mërkurën ku do të ketë një rritje të lehtë të temperatura duke e mbyllur gushtin në temperatura 36 gradë.