Connect with us

HOROSKOPI

Jeni në një marrëdhënie me një Bricjap? Fatkeqësisht më shumë sesa ty ai do…

Published

on

Epo dikush duhet të jetë tradicionali, të ndjekë rregullat. Epo me Saturnin, udhëheqësin e Bricjapit, më shumë mundësi kjo është shenja.

Shenja e Bricjapit përfaqëson dhinë e malit dhe brirët e rrumbullakosur ose një krijesë mitike që është dhi lart dhe poshtë është peshk.

Kjo shenjë edhe pse ka namin e njerëzve të ftohtë, kritikues, që rrallë thonë një fjalë të mirë, është në fakt një shenjë produktive, e përgjegjshme dhe e matur. Këta janë persona që sillen si të rritur edhe kur janë fëmijë. Janë më serioz sesa pjesa më e madhe e njerëzve. Është një shenjë që plaket në mënyrë shumë të hijshme. Mrekullia e Bricjapit është që sa më shumë plaken aq më tepër kthehen në krijesa të lumtura.

Bricjapi është amicioze. Qëllimet e tyre shpesh janë të vështira për tu arritur, por asnjëherë nuk tërhiqen madje luftojnë akoma më tepër për të arritur atë që dëshirojnë. Ata janë të duruar, strategë të mirë dhe të guximshëm. Përballojnë gjithçka që ju del rrugës me kokën lart. Edhe pse mund të jenë të tmerruar ose shumë të acaruar në pamje të jashtme ju s’ do e kuptoni asnjëherë se çfarë po ndjenjë ata. Kjo vlen për çdo ndjenjë dhe për çdo shqetësim. Ata nuk kuptohen asnjëherë sa të mërzitur, të pashpresë ose trishtuar janë sepse qëndrojmë me kokën lartë dhe nuk pranojnë kurrë që të vihen përfund.

 

 

 

Me disiplinën e tyre të hekurt nuk është çudi që arrijnë shumë në karrierë. Ata janë të varur pas punës. Është shenja më ambicioze e Zodiakut. Ata dinë shumë mirë si të sillen me njerëzit, qofshin grupe të mëdha ose të vogla. Shpesh janë në poste drejtuese. Mos harroni: Nëse punoni me një Bricjap gjithmonë duhet të jeni në kohë, të visheni shumë mirë dhe të kuptoni nevojat e shefit tuaj edhe më përpara sesa ai ta mendojë. Kjo është shenja që jeton për të zbatuar rregullat, mos u bëni budalla që të mos i zbatoni.

Kur vjen puna tek marrëdhëniet duhet të kuptoni që një Bricjap ka nevojë shumë të madhe për privatësi dhe rezervim emocional. Edhe miqtë më të vjetër nuk duhet të respektojnë limitet e tyre, përndryshe gjërat nuk do shkojnë mirë. Nëse jeni në një marrëdhënie me një Bricjap mos prit të të shprehë dashurinë në publik . Me shumë mundësi njerëzit do të marrin vesh që kanë të dashur pasi të jenë martuar dhe të kenë bërë dhe fëmijë.

Por edhe pse janë persona në tërësi tradicionalë, ata kanë nevojë për shumë dashuri, admirim dhe kanë oreks seksual të konsiderueshëm kështu që mos u çudisni nga kërkesat e tyre.

Duhet kohë që këta persona të gjejnë personin e duhur. Është shenja që zakonisht martohet pas të 30-tave. Por nëse jeni me një Bricjap mos prisni shumë shëtitje, ata kanë një punë, ose tre. Ata e dashurojnë punën, ndonjëherë më shumë sesa ju… Më vjen keq!

Persona të njohur të shenjës së Bricjapit:

Elizabeth Arden, Jim Carrey, David Bowie, Marilyn Manson, Nicholas Cage, Stephen Hawking, Orlando Bloom, Kate Moss, Tiger Woods, Cary Grand, Muhammad Ali, Edgar Allen Poe, Elvis Presley.