Itali

Kryeministri italian Conte jep nesër dorëheqjen.

Published

on

 

Ditën e nesërme kryeministri italian  Giuseppe Conte do të shkojë në Pallatin Presidencial Quirinale, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të dhënë dorëheqjen.

Fillimisht, Kryeministri do ta komunikojë dorëheqjen në Këshillin e Ministrave që do të mblidhet nesër në orën 09:00 të mëngjesit.

“Këshilli i Ministrave thirret për nesër në mëngjes, në orën 9 të mëngjesit, gjatë së cilës Kryeministri, Giuseppe Conte, do t’u komunikojë ministrave vullnetin e tij për të shkuar në Quirinale për të dhënë dorëheqjen. Më pas, kryeministri Conte do të shkojë te Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella”, thuhet një shënim nga Pallati Chigi.

Exit mobile version