Aktualitet

Joe Biden: Jam optimist se do të takohem me Putin së shpejti

Published

on

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se priste të takohej së shpejti me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Duke folur për gazetarët, Biden tha se ai dëshironte të takohej me Putinin pavarësisht përqendrimit të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. “Kjo nuk ndikon në dëshirën time për një takim ballë për ballë dhe do të vini re se ai kishte më shumë ushtarë më parë dhe tani po tërheq trupat e tij,” tha ai, duke iu referuar Putinit.

Kur u pyet nëse ky takim mund të ndodhte në qershor, presidenti u përgjigj: “Unë jam optimist se do të jemi në gjendje ta realizojmë. Ne nuk kemi një kohë apo vend specifik.”

Negociatat me rusët mbi vendin, kohën dhe axhendën e samitit janë duke vazhduar, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki . “Varet nga ata se çfarë duan të arrijnë,” shtoi ai.

Exit mobile version